Familja Zhupani në Shijak, ajo e vizituar ditë më parë nga kryeministri Rama, është strehuar në një shtëpi të re.
Shefi i qeverise ishte aty për të parë nga afër varfërinë ku jetonte kjo familje, për të cilën shprehu tronditje e premtoi zgjidhje. Dhe paraprakisht, është zgjedhur zhvendosja e saj në një shtëpi të re.
Por nuk mbarron me kaq. Rama ka zgjedhur 2-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, që në emrin e humanistes shqiptare të bëjë këtë “dhuratë” për atë që dukshëm është një familje muslimane.
Statusi i Ramës që përcjellë futjen e familjes Zhupani në banesën e re, është:
“MIRËMËNGJES
dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj është fjala që më ndihmon shpesh, në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, “Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”.
Ditë të paqme”. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/245198162805846/?t=9