Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka përballë njëri tjetrit në Gjykatën e lartë për padinë e Ramës ndaj Palokës për shpifje.
Vetë Kryeministri u shfaq personalisht në Gjykatën e Lartë dhe bëri të ditur se do të ishte present në çdo seancë. Ndërkohë vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka nuk mori pjesë në seancë.
Pas seancës paraprake, Kryeministri Edi Rama, deklaroi:”Ishte një mundësi për të parë se në çfarë gjendje rrënimi është godina e Gjykatës së Lartë dhe në ç’kushte krejtësisht jashtë çdo imagjinate punon një nga gjykatat më të rëndësishme të vendit çka më bën të përsëri atë që kam thënë në krye të herët por pa e parë nga brenda se do të bëjmë të mundur që plani për sistemin e gjykatës të shkojë në përfundim dhe Gjykata Kushtetuese dhe e Larta të marrin atë që meritojnë. Ishte seancë pajtimi mes dy personave që janë përballë. Nuk ka asgjë për tu pajtuar se nuk është personale. Nuk është një akuzë e ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi dhe një tjetri, por kjo është një domosdoshmëri për publikun për të ditur të vërtetën dhe asgjë tjetër veç të vërtetës. Nëse pala që më ka detyruar të drejtohem në dyert e gjykatës do të provojë çfarëdoqoftë nga ato që ka thënë publiku duhet ta dijë se bëhet fjalë për kryeministrin e Shqipërisë, ashtu si duhet të dijë nëse pala që këto akuza janë ngritur për të cenuar integritetin e kryeministrit. Është koha t’i jepet fund politikës së shantazhit, politikës së baltës, të denigrimit, talljes së përditshme me opinionin publik. Është koha që gjykatat të marrin rolin e arbitrit të paanshëm dhe të pavarur për t’i shërbyer opinionit publik me shërbimin përballë çdo akuze. Qytetërimi ynë e ka zgjidhur që në kohën e romakëve çështjen e provës, barra e provës i takon atij që akuzon. Do të jem i pranishëm në çdo seancë gjyqësore se ja detyroj këtë të gjithë opinioni publik shqiptar dhe atyre qytetarëve që turbullohen nga helmi i përditshëm që prodhon bari i SHQUP-it””.
Përfaqësuesi i Palokës në process, juristi i PD-së, Ivi Kaso: deklaroi se “Do të paraqesim në kohën e duhur gjithë provat”.
Trupa gjyqësore
Tom Ndreca, Relator i Çështjes
Edmond Islamaj
Ardian Nuni
Guxim Zenelaj
Medi Bici
Rama kallëzoi penalisht Edi Palokën në muajin janar të këtij viti, duke e akuzuar për shpifje. Kreu i grupit parlamentar artikuloi akuza publike ndaj kreut të qeverisë për lidhje me krimin, e vecanërisht me Emiljano Shullazin, një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare.