Tirana e ka nisur ditën paksa më të qetë pas dy javësh protestë studentore, pasi këta të fundit edhe pse kanë vendosur që të dalin në rrugë deri në premten, gjithashtu kanë vendosur për një pushim me rastin e festave, për t’u rikthyer më pas në janar, sërish me protesta.
Por nuk ka qenë kështu në Vlorë, atje ky kryeministri Rama ka shkuar të zhvillojë një dialog me studentë të universitetin të atyshëm. Dhe pse deputet i Vlorës, Rama u prit me protesta nga një sërë studentësh të cilët nuk e pranonin dialogun. Ata braktisën dhe sallën, ndërkohë që një pjesë qëndruan aty për dialog.
“Ju këtë protestë e keni keqkuptuar. Ne nuk duam të rrëzojmë qeverinë. Ne kërkojmë disa të drejta shumë bazike për secilin për nesh. Bëjmë leksione në salla pa ngrohje, dhe pedagogë që nuk janë të përgatitur. Ju zotëri i keni 8 pika, të zeza mbi të bardhë. Ju marrësi thoni vetëm, po ose jo!”, tha një studente, e cila ishte e para që u largua, për t’u ndjekur nga të tjerë.
Rama tha se nëse studentët e Dhjetorit ‘90 kërkonin kapitalizëm, këta të sotmit po kërkojnë komunizëm në mënyrën se si kanë zgjedhur të protestojnë. Si argument, Rama përmendi ultiumatumet që lëshohen e cilësimi tradhëtar për ata që preferojnë të dialogojnë.
“Në 1990 studentët dolën për të kërkuar kapitalizmin, ndërsa sot duket se po kërkojnë komunizëm. Kush flet është armik, kush del nga radha është tradhtar. Kush dialogun saboton”, theksoi Rama. /tesheshi.com/