Kryeministri Rama u pëball me një copës “Astir” në Vlorë, teksa inspektoi një aks që lidh Transballkaniken me Portin.
Para tij, dolën banorë të cilëve do u prishen banesat, duke iu ankuar, siç rasti i njërës sosh.
“Unë kam një shtëpi aty dhe doja një takim me Edi Ramën. Policia më tha se nuk ka ardhur në takim për banorët por për punët e tij. Unë dua një banesë nga Edi Rama të fus kokën. Deri më tani Bashkia ka thënë se do na japë bonus qiraje. Një shtëpi dua. Shtëpia ime do prishet. Me shpërblimin nuk mund të bëj asgjë”, tha banorja protestuese.
Rama nga ana e tij, ofroi si zgjidhje pikërisht atë që u ofrua dhe në rastin e “Astirit”.
“Kjo punë këtu do bëhet. Kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit. Kush e ka pa dokumente, do të marrë bonus qiraje dhe strehohet për 3 vjet me pagesë nga Bashkia. Më pas bashkia ka programin e strehimit social. Kujt i takon më pas do të marrë apartament në kuadër të strehimit social”, tha Rama. /tesheshi.com/