Kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë ata që janë të infektuar me COVID-19, të cilët ndodhen në kushte shtëpie por që mund të dalin nga karantinimi e si pasojë të infektojnë të tjerë, se policia i kanë listë.
Rama shpëndau një video të një inspektimi policor shtëpi më shtëpi të atyre që duhet të qëndrojnë brenda, pasi ndryshe do ballafaqohen me ndëshkim ligjor.
“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu. Por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha!”, shkruan i pari i qeverisë.
Shqipëria, si shumë vende të tjera, në rajon, kontinent dhe botë, po përballet me një valë të re infeksioni, kësaj here në kushte lirie. Sipas OBSH-së, ky është kulmi i dytë i valës së parë. /tesheshi.com/