Kryeministri Rama padit deputeten demokrate Albana Vokshi. Sipas zyrës së shefit të qeverisë, ndaj Vokshit do të ketë padi për deklarimet e saj për nismat e qeverisë në sektorin e shëndetësisë.
Pretendohet që deputetja demokrate ka shpifur dhe hedhur baltë mbi kreun e qeverisë në mënyrë të përsëritur.
“Zyra e Kryeministrit ka të gjitha arsyet e bazuara në prova dhe fakte për të besuar se fatkeqësisht deputetja Albana Vokshi i përket kategorisë së shpifësve profesionistë të nivelit të lartë të Partisë Demokratike, njësoj si famëkeqët Paloka e Ristani”, deklaron Zyra e Kryeministrisë. /tesheshi.com/