Kryeministri Edi Rama, ka nisur vizitën zyrtare në Itali, ndërsa është pritur sot nga homologu i tij italian, Paulo Gentilioni.
Rama pritet që të takohet edhe me drejtues të lartë të politikës italiane.
Zyra e shtypit e kryeministrisë italiane informon se pas takimit që po mbahet në rezidencën historike romane, Vila Doria Pamphili, seli zyrtare e përfaqësisë së qeverisë italiane, do të ketë një konferencë për median./tesheshi.com/