Kryeministri Rama ishte në Lushnje në kuadër të fushatës “Bashkia që duam”, ku deklaroi se opozita mund tëpendohet një ditë për aktin e saj të lënies së mandateve.
“Ndërkohë që ishin në parlament, se i gënjen mendja se kur të japin llogari do të fshihen mes popullit. Ata zgjodhën të ikin, ne u urojmë udhë të mbarë, por do të pendohen se udha e tyre është e mbrapsht. Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë.
Ne kemi zgjedhur që të bëjmë asnjë debat me ata në asnjë vend. Debate shterpë, shajë dhe shpif, që meruan familjet shqiptare.
Ne nuk kemi debat me ata, por njerëzit, ata nuk janë opozita jonë, por hallet dhe njerëzit. Ata e braktisën fushëbetejën e ideve në parlament, jo vetëm ata duan rrëmujë, tym, mjegull, kaos. Ata e dinë se zgjedhjet me ne nuk i fitojnë dot”, tha Rama. /tesheshi.com/