Marrëveshja për pensionet. Ja kush për përfiton
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar rumanisë t njohë Kosovën pasi kjo nuk përbën më një çështje Bilaterale por e sigurisë së përbashkët. Deklarata e Ramës ishte një shigjtim direkt me ofensvën ruse në Ukrainë dhe orekset e saj në Ballkan. Në një vizitëzyrtare në Bukuresht, Kryeministri shqiptar trajtoi disa çështje.
Rumania është shteti i radhës me të cilin Shqipëria firmos marrëveshje për njohjen reciproke të pensioneve të emigrantëve që jetojnë e punojnë në dy vendet e Rajonit. Mbështetja sociale që dy shtetet i garantojnë njëri-tjetrit u bë publike gjatë konferencës së përbashkët që kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta mbajti me homologun shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet atje në një vizitë zyrtare. Ne Rumani jetojnë rreth 5 mijë shqiptarë.
Rama: Rumania është një vend mik që na lidh historia, kultura qindra e qindra studentë si dhe plot emra të njohur e familjarë. Në 18 mars të një viti më parë Ponta erdhi në Tiranë dhe folëm për rrugët e forcimit të bashkëpunimit mes nesh. Sot kam kënaqësinë të them se çka kemi folur ka filluar të kthehet në hapa konkret dhe rezultate konkrete. Firmosëm një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen sociale, e cila i garanton të gjithë ata që punojnë këtu lidhur me kontributet e tyre. Po ashtu reciprokisht edhe qytetarët rumunë që jetojnë në Shqipëri.
Marreveshje edhe ne arsim dhe energji
Nga kjo konferencë kreu i qeverisë shqiptare njoftoi se një tjetër marrëveshje e rëndësishme është drejt finalizimit. Bëhet fjalë për bursa që do të kenë mundësinë të përfitojnë studentët shqiptarë që do të zgjedhin të studiojnë në fushën e IT-së në Rumani. Po ashtu Rumania dhe Shqipëria pritet të bashkëpunojnë edhe në fushën e energjisë.
Rama: Jemi në prag të finalizimit të një pjese të rëndësishme që do të sigurohet me marrëveshje mes dy ministrive të arsimit për një kuotë bursash për studentët shqiptarë që do të vijojnë të studiojnë në fushën e IT-së. Po shkojmë drejt finalizimit të një marrëveshje të parë por jo të fundit në fushën e bashkëpunimit për energjinë, për të përfituar reciprokisht nga energjia që nga burimi.
Rumania ekspertize Shqiperise ne procesin e integrimit ne BE
Kryeministri Ponta tha se gjatë takimit me Ramën u bisedua për ekspertizën dhe mbështetjen që Rumania do të japë në procesin e integrimit evropian të vendit tonë.
Ponta: Rumania do vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në rajon. Të forcojë marrëdhëniet e mira me vendet e BE-së dhe me ato që ende nuk bëjnë pjesë në BE. Sikundër aderimi i Shqipërisë në NATO përbën hap pozitiv për forcimin e sigurisë në të gjithë rajonin. Gjithashtu edhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të përbëjë një mbështetje pa dyshim nga Rumania.
Rama: i jam mirënjohës kryeministrit Ponta për gatishmërinë për të mbështetur projektin tonë të përbashkët me BE për një rrjet ekspertësh për ministritë dhe agjencitë tona që do të na ndihmojnë në procesin e integrimit dhe përgatitjen e negociatave për në Bashkimin Evropian.
Rama: Rumania te njohe Kosoven!
Kryeministri shqiptar zgjodhi t’i përsërisë edhe njëherë kryeministrit Ponta, kërkesën që Rumania të njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Rama: Kërkesa ime e përsëritur, e fundit jo për nga rëndësia, Rumania më në fund ta njohë Kosovën dhe të japë mundësi Kosovës të shkojë më tutje në procesin e njohjeve duke i përfshirë në familjen e vendeve të mëdha demokratike e partnere që tanimë e kanë njohur Kosovën. Ne besojmë që sot njohja e Kosovës nuk është një çështje biletarale, por një çështje e përbashkët e sigurisë së hapësirës sonë të përbashkët evropiane, por edhe e fuqizimit që të tjera forca të mos ndikojnë përmes frustrimit.
Marrëveshja e pensioneve
Përfitimet nga marreveshja e firmosur nga ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Erjon Veliaj dhe homologia rumune kanë të bëjnë me përfitimet në të holla në rast sëmundje dhe barrëlindje, aksidente në punë e sëmundje profesionale, pensionet e pleqërisë, familjare dhe të invaliditetit dhe pagesat për vdekje nga skema e sigurimeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, si dhe përfitimet në natyrë nga skema e detyrueshme e sigurimit të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu, nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje, për shtetasit e të dy vendeve do të merret në konsideratë bashkimi i periudhave të plotësuara në të dy vendet, në rastet e përfitimeve për sëmundje, barrëlindje, pensione të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare.
Pra, në rast se një shqiptar ka punuar dhe është siguruar në Shqipëri për një periudhë 14 vjeçare, por ka punuar edhe në Rumani për rreth 14 vite, nëse nuk do të kishte marrëveshje, personi nuk do të përfitonte pension në asnjërin vend, sepse legjislacioni kërkon minimalisht 15 vite sigurimi shoqëror për të përfituar pension. Me këtë marrëveshje krijohet mundësia e bashkimit të periudhave të sigurimit, pra personit i konsiderohen 28 vite pune dhe pavarësisht se ku aplikon për të marrë pension, ai plotëson kushtet për pension. Llogaritja e masës së pensionit llogaritet duke marrë në konsideratë të dy periudhat, por pagesa e pensionit do të përballohet proporcionalisht nga secili shtet.
Zbatimi i marrëveshjes do të mundësojë eksportimin e përfitimeve nga Shqipëria në Rumani, kur personi qëndron apo ka vendqëndrimin në Shqipëri dhe anasjelltas. Pra, nëse personi merr pension në Shqipëri dhe shkon të jetojë në Rumani pensioni i tij do të transferohet atje dhe anasjelltas.
Wonderful perspective! The points you made are very enlightening. For further information, visit: DISCOVER MORE. Excited to hear your views!
hey there and thank you for your information – I have certainly picked up something new from right here.
I did however expertise some technical issues using this website,
since I experienced to reload the site many times previous to I could get
it to load correctly. I had been wondering if your web
host is OK? Not that I am complaining, but sluggish loading instances times will
sometimes affect your placement in google and could damage your quality score if advertising and marketing with
Adwords. Well I am adding this RSS to my e-mail and
could look out for much more of your respective intriguing content.
Ensure that you update this again soon.. Najlepsze escape roomy
Very excellent info can be found on web blog.?
An outstanding share! I’ve just forwarded this onto a coworker who was doing a little research on this. And he in fact ordered me breakfast because I stumbled upon it for him… lol. So allow me to reword this…. Thank YOU for the meal!! But yeah, thanks for spending some time to talk about this issue here on your internet site.
I blog frequently and I seriously thank you for your information. The article has really peaked my interest. I will bookmark your site and keep checking for new details about once per week. I subscribed to your Feed too.
Greetings! Very helpful advice within this post! It’s the little changes that will make the most significant changes. Thanks for sharing!
After going over a handful of the articles on your web site, I seriously appreciate your way of writing a blog. I book marked it to my bookmark site list and will be checking back soon. Please visit my web site as well and tell me your opinion.