Kryeministri Rama ishte këtë të shtunë në Peshkopi, me mision politik prezantimin e finalizimit të nisjes së Rrugës së Arbrit deri në përfundimin total.
“Pas ndërtimit të rrugës, Dibra do të jetë një lagje e madhe Tiranës, pasi integrimi do të jetë i plotë. Dibra do të kthehet në oborrin e pasmë të metropolit. Me ndërtimin e rrugës do të shikojmë ndryshime të mëdha në bujqësi, turizëm dhe jo vetëm. Po diskutojmë me qeverinë Maqedonase për të ndërtimin e pjesës së mbetur në anën tjetër të rrugës”, tha Rama.
Në fakt, Dibra ka qenë një lagje e Tiranës që në vitet ’30 pasi një pjesë e saj është përbërë pikërisht nga dribranët ardhur. /tesheshi.com/