Rama ishte në Gjirokastër ku deklaroi se deputetë të PD-së, me aktin e dorëzimit të mandateve, dëmtoi veten, përkrahësit, por dhe njerëzit e thjeshtë.
“Duhet të kujedesemi për të gjithë miqtë tanë demokratë të ciltë u tradhëtuan nga deputetët e tyre. I them demokratëve se kjo nuk ka lidhje me ato që thuhen por me ato që dihen. E dinë që nuk kanë asnjë shans të na mundin. Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër. Edhe ata që e kanë vënë aty nuk e mbajnë dot më. Ai dhe partia e tij po dalin të humbur shumë më shumë se sa do dilnin nga zgjedhjet. Ata janë në panik pasi nuk kanë më asnjë mundësi të pëngojnë reformën në drejtësi. Drejtësia e re ka disa punë me ta.
Nuk është mirë që ata u larguan por nga ana tjetër, ata Shqipërinë nuk e kthejnë dot më pas. Rrugën e Shqipërisë për të shkuar përpara nuk e hedhin dot më në erë. Nga veprimet e tyre dëmtohen njerëzit e zakonshëm, ata që merren me tregti, dëmtohet konsumi. Të jeni të sigurtë se ne jemi me të drejtën dhe do të jemi edhe më shumë njerëz”, tha Rama.
Kreu i mazhorancës përmendi dhe Lazaratin, duke kujtuar sfondin politik ku kultivohej droga.
“Populli nuk i votoi për ato arsye për të cilat sot thonë se po protestojnë. Ajo republika për faqen e zezë e Lazaratit kishte të gjithë bekimin e tyre. Ne e luftuam fenomenin dhe e nxorrëm në pah çdo ditë. Ashtu sikurse kemi luftuar edhe të tjera fenomene. Lufta jonë kundër kanabisit dhe lufta për reformën në drejtësi ka futur në panik shumë njerëz. Lufta kundër lojërave të fatit. Janë të gjitha këto forca të prekura përfaqësohen nga ata që thonë po lëmë mandatet dhe po shkojnë me popullin”, theksoi Rama. /tesheshi.com/