Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Valdet Rama i ka dhënë fitoren ekipit të tij në përballjen në transfertë ndaj Frankfurtit.
Munchen 1860 kaloi në avantazh në minutën e 84’ të takimit falë golit të kosovarit, duke e mbyllur sfidën në favor 0-1.
Ky është goli i tretë i Ramës me fanellën e skuadrës gjermane.
Mesfushori tjetër kuqezi, Odise Roshi ka qenë titullar me Frankfurtin, ndërsa Kapllani është aktivizuar në minute e 70′ të takimit, shkruan Panorama Sport.
Gjasula shënon në fitoren e Alenit
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Jurgen Gjasula ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 0-2 ndaj Duseldrofit.
29-vjeçari është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për skuadrën e Alenit.
Ky është goli i pestë i lojtarit kuqezi me fanellën e Alenit. /tesheshi.com/