Presidenti Meta është ndjerë triumfator pas vendimit të kryeministrit Rama, tashmë qartaz rival i hapur politik, për ta marrë ai postin e ministrit të Jashtëm e jo kosovari Gent Cakaj.
“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE (Jo më shtet fals). Shqipëria e para”, shkruan Meta.
Ishte pikërisht refuzimi i kreut të shtetit për emrin e Cakajt që detyroi Ramën që të marrë ai në dorë diplomacinë. Ndërkohë, si dhe në mesazhet e tjera për këtë rast, Meta ka potencuar në fundin slloganin e sapopromovuar – Shqipëria e para – i pari prej tij prej sa është në politikë, kurrë i dalluar për ligjërim të larmishëm. /tesheshi.com/