Kryeministri Rama i ka kushtuar një tjetër status, atij që e konsideron sukses të vettingut, ndërkohë që procesi po denoncohet çdo ditë nga opozita si selektiv
“Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi. Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët, e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje”, u shpreh Rama.
Ditët e fundit, një numër eksponentësh me emër në drejtësi janë skualifikuar nga vettingu, ndërkohë që të tjerë e kanë kaluar atë. Por sipas opozitës, gjithçka po ndodh është një proces i kompromentuar politikisht. /tesheshi.com/