Ish-lideri demokrat Berisha ka shkelur sot në atë vend ku 21 vite më parë, në 97-ën, do e linte nën krisma kallashi: Presidencë. Arsyeja ka qenë realizimin i këshillimit të tij me Metën, në kuadër të marrjes prej këtij të fundit të plotfuqishmërisë mbi Paktin e ri Detar me Greqinë.
Dhe në një farë mënyrë, aty e ka çuar Rama, njeriu që arriti ta anullojë paktin e nënshkruar nga qeveria e tij pak vite më parë, duke e çuar në Kushtetuese, ardhur sot kur Athinës zyrtare i dikton një tjetër marrëveshje.
Berisha, siç ia do pozicioni politik e jo vetëm, është shprehur ashpërsisht ndaj paktit të ri, duke mbrojtur atë të tijin si më të mirin.
Nuk dihet nëse këtë konsideratë ia kë shprehur dhe Metës, ndërkohë që “historike” në këtë rast është rihyrja e tij në Presidencë pas 21 vitesh. /tesheshi.com/