Kryeministri Edi Rama, gjatë orëve të qëndrimit në Shkup është takuar dhe ka biseduar, në terma miqësorë, me krerët e Lëvizjes BESA, Bilal Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi, ky i fundit dhe kandidat për komunën e Çairit.
“Kënaqësi të dëgjosh elaborimet e Kryeministrit Rama!”, shkruan Ibrahimi në një status në FB.
Shefi i qeverisë shqiptare ishte në kryeqytetin maqedonas, ku u takua dhe me homologun Zoran Zaev, në parapërgatitje për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. /tesheshi.com/