Nga Fieri, kryeministri Rama dha lajmin e hapjes së shpejti të dhjetra vendeve të punës në zonë. Kjo pas nisjes punimeve të stacionit të kompresorëve të gazit, pjesë e projektit të gazsjellësit TAP.
“Ky stacion që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020 pritet të arrijë gjatë këtij viti më shumë 250 punonjës, ndërkohë që janë mbi 100 vende pune që janë gjeneruar për kompanitë që bashkëpunojnë me projektin në Fier, Tiranë, Elbasan, Korcë dhe që janë të domosdoshme për ecurinë e projektit.
Vlen për t’u theksuar se mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase dhe janë vende të reja pune që janë plotëuar nga vendasit”, theksoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/