Kryeministri Rama tha se është gati të dialogojë me opozitën, por jo me kushtet që ajo vendos, duke i kërkuar, siç tha ai, në një formë kamikaze, që të ikë nga qeverisja.
“Jemi gati të dialogojmë, por sigurisht që duhet edhe të qeverisim”, tha kreu i qeverisë në një intervistë për RaiNews.
Sipas tij, aktet e opozitës reflektojnë thjesht dëshpërimin nga pamundësia për të fituar.
“Kemi mazhorancën dhe jemi më përpara në një mënyrë ekzemplare në të gjitha sondazhit. Nuk mund të ndodhë në ndonjë në një vend që të thuhet ‘unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që dua’”, tha Rama. /tesheshi.com/