Kryeministri Rama e ka shfrytëzuar fjalën e tij përshëndetëse në Samitin e dytë të Diasporës për t’i përcjellë një mesazh rivalit Basha. Nën ethe patriotike, duke denoncuar të keqen shqiptare të luftës e përçarjes me njëri-tjetrit, Rama tha:
“Nuk ka asgjë më të rrezikshme dhe penguese për shqiptarët, sesa kur i dalin përballë shqiptarët. Historia e shqiptarëve që i kundërvihen shqiptarëve, jo për vendin as për flamurin por për hesapet e vogla të katundit.
Për ata shqiptarë që ishin ftuar këtu, por nuk kanë ardhur sot këtu… kam vetëm një fjalë: I them kur do flasim?”
Siç dihet tashmë, fraza “kur do flasim?”, lindi gjatë protestave studentore, ku Rama jua drejtonte për çdo ditë e orë të rinjve, në ftesën për të dialguar. /tesheshi.com/