Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i opozitës Lulzim Basha, patën një replikë në distancë lidhur me “të vërtetën” e tyre mbi mos’hapjen e negociatave.
Pasi Basha doli në një konferencë për mediat për të kumtuar të vërtetën e tij, atë që Rama është direkt përgjegjës, e që për këtë arsye duhej të dorëhiqej – theksuar, porsi Zaev – Rama iu përgjigj me atë çfarë ka deklaruar Donald Tusk, e me pas dhe ç’tha kryeminsitri Conte. “Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, citoi Rama të parin, e të iu dyti u mjaftua vetëm me foto.
Ndërsa Basha ia ktheu duke i thënë: “Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi”. /tesheshi.com/