Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama-Basha: negociatat sekrete dhe manovrat për dështimin e takimit mes tyre

by te Sheshi
02/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Rama-Basha: negociatat sekrete dhe manovrat për dështimin e takimit mes tyre

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Gerta Meta, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta Albanian Prime Minister Edi Rama Leader of the Democratic Party Lulzim Basha and Gerta Meta, during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duket se është më i vështirë se një i tillë ndërmjet dy krerëve të Izraelit dhe Palestinës.

Kjo jo thjesht prej vullnetit të dy shefave të partive kryesore, por prej forcave centrifugale që kanë shkelur butonin e hedhjes të sa më shumë rrymë negative që ta prishin këtë nismë.

Siç mësohet tashmë, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, po merret vetë me të gjitha negociatat e përgatitjes së takimit, në mënyrë që të mos e lërë të dështojë.

Vendi dhe koha është lënë dhe është Pallati i Kongreseve në orën 17.00, madje edhe drafti i diskutimit.

Por kjo pjesë është tepër sekret dhe për këtë kanë dijeni vetëm tre veta: Donald Lu, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Vetë ambasadori amerikan është angazhuar që t’i japë krahë liderit të opozitës në mënyrë që ta ketë sa më të lehtë takimit.

Largimi i Elvis Rroshit ishte njëra pjesë; më pas ishte vetë Lu që në një takim me biznesin amerikan u shpreh i zhgënjuer nga qeveria, duke i dhënë sërish një dorë Bashës në akuzat e tij.

Por nuk është vetëm “karrota” si mjet diplomatic, por edhe “shkopi”.

Kështu, ndërsa SHBA po përkëdhel Bashën, Bashkimi Europian lëshoi një deklaratë të fuqishme ku akuzoi rëndë opozitën.

Është pikërisht Johannes Hann, komisioneri austriak i BE-së për Zgjerimin, i cili i kërkoi Lulzim Bashës që të mos shohë interesat e ngushta.

“Prandaj, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromis për çështjet e mbetura politike, pa e kompromentuar thelbin e draft-reformës të pranuar ndërkombëtarisht.

Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve”, deklaroi Hahn.

Ndërkaq, nga ana tjetër, palët kanë presion të madh për një kompromis mes PS-së dhe PD-së.

Është Sali Berisha dhe disa ish-ministra që po shtyjnë kundër takimit, si dhe Ilir Meta në mazhorancë që po bën të gjitha pëprjekjet për ta bërë të dështojë.

Mediat e Ilir Metës, me breshëri të pandalura kanë sulmuar pa mëshirë kontaktet mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

360 gradë, Koha Jonë, Sot, Telegraf, Standard, të cilat janë portale dhe gazeta që mbrojnë publikisht kreun e LSI-së, e kanë cilësuar si një takim që bëhet kundër interesave të Ilir Metës.

“Ka pasur një sërë zërash se Rama dhe Basha kanë bashkëpunuar disa herë për të zbehur rolin e Ilir Metës dhe takimi duket se është një tjetër lëvizje kundër aleatit. Fakti se ky takim vjen në një moment kritik në koalicion, ku ka pasur shumë përplasje dhe tension, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime. Por takimi i planifikuar Rama-Basha nuk është i vetmi, pasi ka një traditë. Një vit më parë, ata janë takuar dy herë në Austri, ku u diskutua që reforma në drejtësi të bëhej sipas marrëveshjes sorosiane të 6 dhjetorit 2004. Ajo konsistonte në një paketë me ndryshime ekonomike dhe një qeverisje PD-PS me bazë të gjerë. Bëhet fjalë për një paketë të gjerë ligjore, qëllimi i së cilës ishte eliminimi i LSI. Por teksa atëherë pas disa tentativave nuk u arrit qëllimi, duket se tani jemi në një fazë të re dhe duket se po zyrtarizohet loja që mund të  çojë LSI të dalë nga koalicioni dhe PS të bashkëpunojë me PD”, shkruan gazeta Sot.

Ndërkaq, Artur Zheji flet për një luftë të hapur mes Ramës dhe Metës.

“Shenjat e deritashme, tregojnë se Meta, përjashtuar ndonjë lëvizje të castiti të fundit, është gati ta humbasë këtë rast taktik, ose po mendohet që ta shkëmbejë me sfera të tjera influence.

Sidoqoftë nuk ka sinjale,” as lufte dhe as paqeje”, nga LSI, ku mbretëron një qetësi e padeshifrueshme dhe misterioze.

Ndërkohë kryeministri dhe kryetari i PS, blen kohë dhe jo vetëm kohë.

Duke përgatitur Pandeli Majkon, për poltronën presidenciale dhe sigurisht, duke menduar skema të reja “roskoveciane”, specialitet mjeshtëror ky, që fiton gjithkund notën 10, aty ku shfaqet Rama.”, shkruan Zheji në 360 gradë.al.

Në këtë situatë ku forcat centrifugale janë të tilla që mund të përmbysin gjithçka, mësohet se Lu i kanë thënë Ramës dhe Bashës: “ky është rasti juaj i jetës, ose dilni ose përfundimisht përmbyseni”.

Kurse Komisioneri Johanes Hahn shkruan në Twitter: Ditë vendimtare nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve”, duke luajtur kështu me një metaforë në prag të europianit të Francës, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Kur të ngec koka në lavatriçe

Kur të ngec koka në lavatriçe

Dekriminalizimi: PS-ja kërkon “Rroshin” tek Noka dhe Berisha

Dekriminalizimi: PS-ja kërkon “Rroshin” tek Noka dhe Berisha

Donald Lu jep identikitin e një politikani të lartë: Është arrogant dhe nuk e kupton popullin e tij

Donald Lu jep identikitin e një politikani të lartë: Është arrogant dhe nuk e kupton popullin e tij

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni