Një ditë pas lajmit të bujshëm se prokuroria ka kërkuar arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshit dhe Mark Frroku, kryeministri Rama nuk ka proferuar ta komentojë.
Ai ishte në Durrës për të përuruar rikonstruksionin e plotë të Muzeut Arkeologjik, duke shmangur çdo deklaratë apo koment politik. Duke folur për rikthimin e muzeut me emër, kreu i qeverisë bëri me dije për një ndërhyrje që do të bëhet së shpejti rreth e rrotull amfiteatrit, për ta çliruar nga çdo ndërtim.
Po kështu dhe me kryeparlamentarin Meta, që po ashtu në Durrës, duke folur në një kompleks vezësh, foli mbi eksportin e vezëve, por nuk tha asnjë fjalë mbi zhvillimet e fundit politike. /tesheshi.com/