Rafael Nadal premton se do të luajë tenis, për sa kohë ky sport do t’i japë kënaqësi. Numri 1 i botës, nuk e ka shumë problem renditjen aktuale të tenisit, ku 31-vjeçari është më lart se kushdo tjetër, por i jep rëndësi faktit se dëfrehet ende ne fushë.
“Për mua të qënit numri 1 nuk është obsesion. është një vlerësim, por jo arsyeja përse luaj ende tenis. Dua të luaj, derisa të argëtohem, e fiziku të ma lejojë”, është shprehur Nadal, pas pyetjeve provokuese të gazetarëve, që u përpoqën të ndezin rivalitetin e tij, qoftë me Federer, qoftë me Marrej apo Xhokoviç.
Spanjolli këtë sezon u rikthye si më i miri në botë, duke fituar për të 10-tën herë turneun e Roland Garros, si edhe turneun tjetër të Grand Slam-it, US Open.
“Unë dëshiroj të fitoj gjithmonë dhe kështu do të jetë gjithnjë. Kam patur besim se pas shumë dëmtimeve dhe lojërave jo të mira, do të rikthehesha të fitoja turne të rëndësishëm. Ashtu siç thotë edhe Federer, brezi ynë mbetet ende në nievele të larta, sepse e duam këtë lojë dhe argëtohemi me të” – deklaroi numri 1 i botës në Tenis. Nadal e Federer kanë edhe një mardhënie të ngushtë shoqërore e familjare, përveçse janë gjithmonë “në një mendje”, për të marrë pjesë në ndeshje bamirësie me njëri-tjetrin. /tesheshi.com/