A ka qyteti ku ju jetoni një pseudonim? Thuajse të gjitha qytetet e njohura e kanë nga një të tillë po aq të njohur sa vetë emri i qytetit.
Për shembull, Roma njihet si “Qyteti i përjetshëm”. Ky emër vjen nga një zbulim arkeologjik i cili sugjeron se Roma ka qenë e pushtuar për rreth 14 mijë vite.
Llagapin për Nju Jorkun si “Molla e madhe” thuhet se për herë të parë e ka përdorur në vitin 1909 Edward Martin, ashtu si dhe molla e madhe është synim për të gjithë duke e krahasuar me vendet e tjera.
Pastaj “Qyteti i mëkateve” është pseudonimi për Las Vegas, i cili njihet për numrin e madh të kazinove, bastoreve, klubeve të natës. /tesheshi.com/