Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qytetarët e Kosovës flenë mbi miliarda euro, por vazhdojnë të mbesin të varfër

by te Sheshi
20/03/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Qytetarët e Kosovës flenë mbi miliarda euro, por vazhdojnë të mbesin të varfër

Nga Bashkim Kastrati

Resurset e shumta natyrore që i posedon Kosova nuk po i ndihmojnë fare zhvillimit ekonomik dhe qytetarëve të vendit, sepse qytetarët po përballën me një gjendje të rëndë socio-ekonomike. Kosova ka papunësinë më të madhe në Evropë me rreth 40 për qind të papunë, ndërsa varfëria ekstreme ka arritur deri në 16 për qind.

Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 15.7 miliardë ton lignit, i cili përdorët për prodhimin energjisë elektrike, por kjo nuk i shmang reduktimet ashpra të energjisë elektrike, apo nuk i tërheq investitorët të cilët e paraqesin ndër kriteret bazë energjinë elektrike stabile për të investuar. Basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse janë: Baseni i Kosovës, i Dukagjinit dhe i Drenicës. Krahas lingnitit, Kosova është e pasur me xehen e plumbit, zinkut dhe xehe tjera, që në të kaluarën janë ngritur shumë kapacitete përpunuese në Kosovë.

Kosova gjithashtu është  e pasur me rezerva të nikelit, arit, argjendit etj. Por, deri tash mund të themi se këto burime natyrore janë shfrytëzuar shumë pak, sidomos në sektorin e energjisë. Burimet e lëndës së parë nuk do të thotë që të shfrytëzohen vetëm në formën natyrale të tyre, por është me rëndësi përpunimi i tyre, sepse një produkt që përpunohet i shtohet edhe më shumë vlera.

Banka Botërore kishte vlerësuar se vetëm rezervat minerare të Kosovës, vlejnë 13.5 miliardë euro. Rezervat e plumbit dhe zinkut thuhet se janë më pak se 7 ton, nikelit dhe kobaltit deri në 13.3 milionë tonelata, xehja e boksitit 1.7 milionë ton, kurse për rezervat e magnezit thuhet se mund të arrijnë deri 5.4 milionë ton edhe pse sipas disa vlerësimeve tjera këto arrijnë deri 8 milionë tonë. Përveç kësaj në Kosovë eksploatohen edhe xehet e argjendit, hekurit, e gjithashtu edhe mineraret e rralla si indiumi, kadmiumi, germaniumi, taliumi dhe galiumi. Edhe pse nuk janë bërë kërkime të mjaftueshme, njihen edhe gjetjet me ar, platin dhe bakër.

Por deri më tani nuk është bërë një vlerësim të saktë institucional në lidhje me sasinë dhe vlerën e resurseve minerare. Biznesmeni shqiptar, Sahit Muja, edhe më tutje po insiston se Kosova me “Trepçën” ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh. Ai ka deklaruar se deri të ky vlerësim ka ardhur pas një hulumtimi që e ka bërë instituti që ai e drejton.  “Nuk është vetëm “Trepça” siç e kanë përkthyer mediat e Kosovës, këtu janë përfshirë të gjitha mineralet”, ka thënë Muja, duke shtuar se vlera është bazuar pasi të ishin përpunuar mineralet”.

Por vetë fakti se kemi resurse natyrore nuk do të thotë se investitorët vijnë automatikisht, por kuptohet se është një arsye madhe për të ardhur investitorëve në Kosovë. Resurset mund të jenë motiv i mirë për të ardhur investitorët, por atyre duhet t’u sigurohet një bazë të qartë ligjore.

foto1Edhe pse ka miliarda ton lignit, Kosova e shpenzon buxhetin për të blerë energji elektrike

Sipas njohësve të fushës së ekonomisë, Kosova mund të prodhojë 60-80 mijë tonë plumb, ndërsa zing 40-50 mijë tonë. Mirëpo, resurset natyrore për institucionet tona nuk paraqesin ndonjë rëndësi të madhe, sepse asnjëherë të nuk kanë përpiluar strategji konkrete për shfrytëzimin e këtyre resurseve natyrore.

Naim Gashi profesori i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se fatkeqësisht resurset e mëdha natyrore që posedon Kosova nuk janë shfrytëzuar për të gjeneruar zhvillim ekonomik dhe përmirësim të kualitetit të jetës për qytetarët e Kosovës.

Ai thotë se resursi ynë kryesor energjetik janë minierat e lignitit dhe fatkeqësisht Kosova edhe pas një dekade e gjysmë të çlirimit, buxhetin tonë e shpenzojmë për të importuar energji elektrike, në vend se të bënim të kundërtën.

“Kosova ka nevojë urgjente për të ndërtuar kapacitete të reja energjetike, sepse resursi jonë kryesor energjetik është ligniti dhe si i tillë duhet të shfrytëzohet për të plotësuar nevojat e bizneseve dhe amvisërive për energji, e pse jo edhe për të eksportuar jashtë vendit. Idetë se Kosova duhet të investojë në hidrocentrale, në energjinë me erë ose energjinë solare, janë ide të marra që kanë për qëllim zgjatjen e varësisë energjetike të Kosovës nga importi”, thotë Gashi.

Ai thotë se eksportuesit e energjisë janë lobe të fuqishme në rajonin tonë, të cilat luftojnë me çdo mjet ndërtimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, pasi që kanë interesa për të na lënë të varur nga importi dhe në këtë mënyrë ata krijojnë fitime qindra milionëshe.

“Fatkeqësisht në këtë valle të kundërshtimit të kapaciteteve tona energjetike janë rreshtuar edhe disa organizata joqeveritare të cilat marrin fonde nga eksportuesit e energjisë dhe zbatojnë fushata kundër ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike, gjoja për t’u kujdesur për mjedisin. E vërteta është se këto OJQ vendore bëjnë punën e djallit dhe luftojnë projektet tona energjetike për të na mbajtur të varur nga importi i energjisë”, u shpreh Gashi.

Ai thotë se një resurs shumë i fuqishëm i Kosovës janë minierat, sidomos ajo e “Trepçës” dhe se në këtë minierë duhet të bëhet investim publik-privat. Sipas profesorit Gashi, marrja e huave ndërkombëtare për investime në “Trepçë” është njëra nga idetë, sepse përfitimet nga ky gjigant minerar dhe metalurgjik janë të mëdha dhe shumë lehtë shlyhen kreditë, pa e ngarkuar buxhetin e shtetit.

“Sa i përket vendimmarrjes, mendoj se për projekte kapitale energjetike duhet të krijohet një konsensus nacional politik dhe shoqëror, pasi që këto projekte kërkojnë afat të gjatë të zbatimit dhe nevojitet kontinuitet në politikat tona energjetike”, thotë Gashi.

Shfrytëzimi i resurseve do ta zhvillonte shpejt ekonominë e Kosovës

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë, thotë për tesheshi.com se shfrytëzimi i resurseve natyrore në Kosovë është në nivel të ulët. Ai thotë se para luftës së fundit në Kosovë, gjiganti “Trepça” ka pas qarkullim marramendës dhe ka punësuar një numër rekord të punëtorëve Kosovar duke kontribuar bukur shume në mirëqenien e qytetarëve Kosovar, por edhe të shtetit edhe pse i pushtuar dhe keqmenaxhuar nga pushtuesi serb prapëseprapë ka qenë shumë i aktivizuar, por çka ndodhi pas luftës me ketë gjigant, kush po luan me fatin e tij këtë munden me i dhenë përgjigje politikanët e korruptuar deri në fyt.

“Kosova ka shumë pasuri, ta zëmë Kosova ka thëngjill që ia ka lakmi e tërë bota, por prapëseprapë nuk po arrin që të sigurojë energji elektrike të bollshme për nevojat kosovare, përderisa para luftë ka furnizuar edhe një pjese të Serbisë me po këto termocentrale. Edhe minierat tjera si ajo e Goleshit, Kishnices dhe Feronikelit të gjitha kanë mbetur në mëshirën e politikanëve milionerë Kosovar në përjashtim të një pjese të vogël që janë funksionale”, thotë Beqiri.

Sipas Beqirit, shfrytëzimi i resurseve që posedon Kosova do ta rriste mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, por edhe pozitën e Kosovës karshi vendeve në rajon. Ai thotë se Kosova vazhdon ende të jetë vendi më i varfër në rajon me papunësinë rekorde mbi 40- 45%, me varfëri ekstreme dhe me mungesë të theksuar të shume gjerave elementare për një mirënie solide.

“Mendoj se politika e pasluftës e ka shkatërruar sistemin ekonomik të vendit dhe po vazhdon ta shkatërrojë çdo ditë e më shumë. Kosova edhe pse kanë kaluar mbi 17 vjet nga përfundimi i luftës ende nuk ka arrit t’i aktivizojë shumë fabrika dhe miniera që do të sillnin të ardhura të bollshme duke nxjerr vendin nga jo katrahurë që s’ka të ndalur. Qeveria e vendit duhet të ketë parasysh se ka kaluar koha e lavdeve dhe fushatave zgjedhore duhet punë për të rritë mirëqenien e qytetarëve zaten edhe për ata paguhen nga buxheti i varfër i taksapaguesve kosovare”, theksoi Beqiri.

/tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Ushqimet që nuk duhet të ngrohni në mikrovalë

Ushqimet që nuk duhet të ngrohni në mikrovalë

Edi Rama hap audicionet për politikanët e rinj me modelin e “Portokalli”-së

Edi Rama hap audicionet për politikanët e rinj me modelin e “Portokalli”-së

Aksident horror në Milot: i futet tregut në mes dhe shkakton 7 viktima

Aksident horror në Milot: i futet tregut në mes dhe shkakton 7 viktima

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni