Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Qeveria zotohet për ndryshim kursi: rritje ekonomike jo me bazë borxhin

Mbështetja e rritjes ekonomike të vendit mbi borxhin e jashtëm konsiderohet nga qeveria socialiste një nga gabimet e së kaluarës në Shqipëri, pasi tani objektivi është shfrytëzimi i potencialeve të brendshme përmes luftës kundër informalitetit dhe masave të tjera. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi në paraqitjen e objektivave të zhvillimit në Shqipëri, tha se mbështetja e rritjes ekonomike tek borxhi është mirëqënie e gënjeshtërt.

 

“Të bazosh rritjen ekonomike te borxhi, duke injoruar hapësirat e tjera dhe potencialin që ekonomia ka duke luftuar informalitetin, do të thotë të zhvillohesh në mënyrë të paqëndureshme e të papërgjegjshme”, tha ai.

 

Sipas Peleshit, burimet janë të kufizuara dhe nevojitet planifikim i mirë. Ai e cilësoi gabim të së shkuarës rritjen ekonomike bazuar tek borxhi, pasi kjo sipas tij, përbën përpjekje për të ndërtuar mirëqënien në injorimin e interesave të brezave që pasojnë.

 

“Kemi shfrytëzuar në mënyrë të papërgjegjshme burimet, ajo që na bashkon të gjithëve në këtë axhendë për një zhvillim të qëndrueshëm është një fakt: burimet janë të kufizuara. Duke qënë se janë të kufizuara natyrisht që na duhet t’i planifikojmë mirë ato. Shqipëria nuk e ka bërë këtë në të gjitha rastet”, tha Peleshi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts