Qeveria ka marrë vendim që për nënat me tre fëmijë, por të papuna, t’u paguajë 5 vite sigurime shoqërore.
Kjo është bërë me dije nga ministrja Ibrahimaj, në një postim në FB.
“Prej 1 janarit nënat me tre e më shumë fëmijë, duke aplikuar në e-Albania, do të përfitojnë nga politika e re e mbështetjes për nënat e papuna me fëmijë nën 18-vjeç, të cilave do t’i garantohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ajo që drejton financat shqiptare. /tesheshi.com/