Rikthehet çështja e mësimit të fesë në shkolla. Qeveria Rama, me anë të z/kryeministrit Niko Peleshi ka rikonfirmuar dhe njëherë qëndrimin e saj për të futur fenë në shkolla.
Në një konferencë kushtuar ekstremizmit të dhunshëm, organizuar nga OSBE, Peleshi tha se që këtë vit do të nisë projekti pilot i mësimit të fesë në shkolla.
Muaj më parë, kjo çështje ngjalli mjaft debat në media. Ishte kryeminstri Rama që e bëri me dije futjen e mësim-besimit në shkolla. Sipas tij, kjo nuk duhej parë si propogandë fetare, e aq më pas si cënim i laicizmit, por si një informim i nevojshëm për të vërtetat e fesë, në mënyrë që të shmageshin qëndrimet ekstremiste ngado të vinin ato.
Në konferencë foli dhe ambasadori amerikan Donald Lu, që duke iu referuar ISIS-it, tha se terrorizmi është një kërcënim global dhe të tillë e kërkon edhe përgjigjien. /tesheshi.com/