PDK-ja dhe LDK-ja, sipas të gjitha gjasave kanë hequr dorë nga marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, por do të ruajnë marrëveshjen me Serbinë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai ftoi opozitën që t’u kthehet diskutimeve në Kuvend për çështjen e Demarkacionit dhe temat e tjera për të cilat po shprehin shqetësim.
“Është një moment vërtetë i ndjeshëm duke pasur parasysh që të gjithë i kanë kthyer sytë nga ne, po flas për partnerët tanë ndërkombëtar se investimi i tyre në këtë shtet a është funksional, a është shtet ligjor i cili mund të ndërtoj institucionet e veta”, tha Veseli.
Kryetari i komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha, ka deklaruar se është gati të japë dorëheqjen nëse ia kërkon qeveria. /tesheshi.com/