Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qeveria e Kosovës “harroi” shndërrimin e FSK-së në ushtri

by te Sheshi
01/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Qeveria e Kosovës “harroi” shndërrimin e FSK-së në ushtri

Nga Bashkim Kastrati

U premtua që disa vite radhazi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në Ushtrinë e Kosovës, por një gjë e tillë nuk po ndodh. Në festimin e përvjetorit të pavarësisë, para dy viteve, ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pati deklaruar se parada e FSK-së ishte e fundit që atë ditë realizohej.

Por edhe ajo mbeti vetëm një deklaratë për konsum të brendshëm politik. Me hyrjen në Kuvendin e Kosovës të “Listës Serbe” kanë ndryshuar në këtë aspekt. Kjo parti është partnere e koalicionit qeverisës, por direktivat i merr drejtpërdrejt nga Serbia dhe për këtë arsye nuk është duke e përkrahur këtë proces.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kishte dhënë shenjat e para se Qeveria e Kosovës mund të heqë dorë nga krijimi i Ushtrisë së Kosovës. Kjo mund të ndodhë për faktin se ndryshmet kushtetuese për ta realizuar transferimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, mund të mos përkrahen nga “Lista Serbe”, e cila është partnere e koalicionit qeverisës.

“Në rast të mungesës së mirëkuptimit për amendamente Kushtetuese, të cilat e tranformojnë FSK-në në FAK, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi FSK-në, me të cilin FSK do të merr të gjitha përgjegjësitë që ishin të parapara për FAK. Ndërkaq do ta ndryshojmë emrin e Ministrisë së FSK-së”, kishte deklaruar Mustafa.

Qeveria duhet të ketë angazhim konkret për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë për tesheshi.com se nuk ka ekzistuar dhe si duket ende nuk po ekziston një angazhim konkret dhe serioz i institucioneve të Kosovës, në radhë të parë të Qeverisë dhe mekanizmave të tjerë, për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Ai thotë se prej dy vitesh kur u përmend publikisht kjo çështje nga akterë politikë, më së shumti është shfrytëzuar për konsum politik në vend se të ndodh e kundërta.

“Për më tepër, mungon një lobim i fuqishëm nga ana e Qeverisë për të shtyrë përpara agjendën për kompletimin e arkitekturës së sigurisë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përkatësisht shndërrimit të FSK-në në FAK. Siç po duket, Qeveria ende nuk e ka kuptuar peshën dhe rëndësinë e themelimit të FAK-ut duke mos e vendosur si prioritet kryesor në këtë fazë të shtet-ndërtimit”, thotë Avdiu.

A ka mundësi juridike që FSK të shndërrohet në ushtri?

Plator Avdiu thotë se shndërrimi i FSK-së në FAK nuk ka zgjidhje tjetër, pos miratimit në Kuvend të amendamenteve kushtetuese dhe ligjore nga ligjvënësit. Sipas tij, kjo është zgjidhja e vetme që garanton se shndërrimi i FSK-së në FAK e bën këtë të fundit ushtri me kapacitetet të plota mbrojtëse për garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Pra, ky proces mundëson që Kosova të ketë forcat e veta të armatosura sikurse vendeve e rajonit dhe vendet anëtare të NATO-s. Ndërsa, zgjidhja alternative e sugjeruar nga Qeveria e Kosovës për të shtuar kompetencat e FSK-së përmes ndryshimit të Ligjit aktual të FSK-së është një opsion më pak i favorshëm dhe vetëm zgjidhje e përkohshme. Si duket, kjo më shumë po bëhet për të arsyetuar në njëfarë mënyrë dështimin politik të institucioneve të Kosovës për themelimin e FAK-ut përmes pakos së amendamenteve kushtetuese e ligjore”, theksoi Avdiu.

Ai thotë se ekzekutivi dhe legjislativi kosovar duhet sa më parë t’i kalojë amendamentet kushtetuese për votim në Kuvend lidhur me themelimin e FAK-ut dhe se për këtë duhet të ndodh një debat i brendshëm në vend, duke përfshirë edhe partitë politike serbe në Kosovë.

“Nëse për marrëveshjet e bisedimeve me Serbinë – siç është dekretimi Asociacioni i Komunave Serbe i cili gjithsesi duhet të jetë në përputhje me Aktgjykimin e Kushtetueses – vendoset të dërgohen për miratim në Kuvend, atëherë parakusht për këtë të jetë pëlqimi i subjekteve serbe në Kuvendin e Kosovës për ndryshimet kushtetuese për themelimin e FAK-ut”, u shpreh Avdiu.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë assesi që për çështjen e FAK-ut të diskutohet në kuadër të dialogut në Bruksel apo në çfarëdo forme tjetër. Kjo është çështje e brendshme e Kosovës me të cilën duhet të merren institucionet e Kosovës.

Qeveria po sfidohet nga “Lista Serbe”

Ndërsa opinionisti Krenar Shala, ka thënë për tesheshi.com se arsyeja e vërtetë e mosprocedimit të Ligjit për FSK-në është korrupsioni. Sipas tij, elita në pushtet, për këtë shkak, e ka shumë të vështirë përballjen me “Listën Serbe”, pra Beogradin.

“Korrupsioni ndikon qe zyrtari të jetë i varur për interesa që e vështirësojnë realizim e punëve esenciale për subjektivizmin e shtetësisë”, thotë Shla.

Ai thotë se sipas një raporti të publikuar rishtazi nga një institut që merret në politikat e sigurisë, janë evidentuar mundësitë ligjore sesi mundet të shndërrohet FSK në ushtri të rregull pa pasur nevojë për ndryshime kushtetuese. Pra vetëm emri t’i mbetët i njëjtë. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Tesla zbulon modelin e ri të makinave elektrike, të synuar për tregun e gjerë

Tesla zbulon modelin e ri të makinave elektrike, të synuar për tregun e gjerë

Kur paraliza nuk të pengon për asnjë gjë: në karrige dhe jep spektakël

Kur paraliza nuk të pengon për asnjë gjë: në karrige dhe jep spektakël

SHËNIM/ Ja cili është një premtim i Ramës që opozita kurrë nuk ia përmend…

SHËNIM/ Ja cili është një premtim i Ramës që opozita kurrë nuk ia përmend…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni