Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Qëllimet më të spikatura të industrisë turke të mbrojtjes në 2023-shin

Jo vetëm dronët: radhën e kanë avionët, raketat, tanket…

Nga te Sheshi
18/01/2023
në Kryesore, Shkencë & Jetë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Qëllimet më të spikatura të industrisë turke të mbrojtjes në 2023-shin
44
SHPËRNDARJE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi së fundmi vizionin e “Shekulli i Dytë i Republikës”, fokusi i të cilit është në industrinë e mbrojtjes dhe ushtarake, të cilat kanë përjetuar zhvillim të madh vitet e fundit, pasi përqindja e prodhimit ushtarak turk është rritur nga 20 në 80 për qind.

Kolumnisti Faruk Onalan deklaroi në një raport të publikuar nga portali turk Star se rritja e prodhimit ka kontribuar në rritjen e eksportit të ushtrisë turke, i cili arriti në 4.4 miliardë dollarë në vitin 2022 dhe pritet të arrijë në 6 miliardë dollarë në 2023.

Onalan iu referua një numri produktesh ushtarake turke që pritet të hyjnë në përdorim operacional ose të kenë përfunduar zhvillimin dhe modernizimin e tyre në vitin 2023. Fillimisht ai përmendi avionin luftarak shumëfunksional, i cili do të lëshohet në 18 mars 2023. Ky avion mund të përdorë municione inteligjente dhe është në gjendje të kryejë sulme strategjike ndaj të gjitha llojeve të objektivave ajër-ajër dhe ajër-tokë.

Bayraktar

Sipas Faruk Onalan, avioni luftarak pa pilot Bayraktar Kizilelma (MIUS) kreu fluturimet e para testuese më herët se sa ishte planifikuar, gjatë manovrave MIUS të mbajtura në fund të vitit 2022. Pesha e avionit në ngritje është gjashtë tonë dhe mund të mbajë 1.5 ton, ka shikueshmëri të ulët, aftësi për të fluturuar deri në 35 mijë këmbë dhe manovrim të madh.

Ai theksoi se radari i hundës AESA do të përdoret për herë të parë në avionët MIUS, Akinci Tiha dhe F-16. Sistemi i radarëve AESA, i zhvilluar nga Aselsa, përfaqëson një hap jashtëzakonisht strategjik, pasi përdorimi i radarëve amerikanë AESA në avionët turq F-16 do të pushojë dhe do të zëvendësohet nga radarët e prodhimit vendas. Gjithashtu, radari AESA do të integrohet në aeroplanin Akinci Tiha, duke e bërë Turqinë vendin e parë që ka këtë aftësi në mjetet ajrore pa pilot.

Raketat

Onalan foli edhe për industrinë e raketave, duke theksuar se raketa e parë ajër-ajër Bozdogan, e cila operon brenda fushës vizuale, dhe raketat ajër-ajër Gokdogan, të cilat gjejnë dhe eliminojnë objektivat përtej fushës vizuale, do të dorëzohen në 2023. Do të fillojë gjithashtu integrimi i raketave të zhvilluara në kuadër të projektit Goktuk dhe sistemit të mbrojtjes ajrore Gokdeniz të vendosur në anijet turke, të cilat mund të shkatërrojnë raketat kundër anijeve që synojnë anijen në të cilën është vendosur sistemi.

Në funksion do të jetë edhe sistemi i mbrojtjes kundërajrore me rreze të gjatë Siper, i cili në një nisje provë të fundit në Sinop për herë të parë arriti të shkatërrojë një objektiv në një distancë prej 100 kilometrash. Gjithashtu këtë vit, sistemi Karaok, një sistem raketor portativ antitank me rreze të shkurtër veprimi që mund të funksionojë ditë e natë, do të hyjë në shërbim për herë të parë.

Onalan shtoi se helikopterët e parë për qëllime të përgjithshme Gokbey do t’i dorëzohen Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë në tremujorin e parë të këtij viti, dhe dorëzimi i helikopterit të sulmit të rëndë Attack-2 pritet në muajt në vijim.

Marina

Sa i përket marinës, portali në internet thekson se TCG Anadolu është planifikuar të hyjë në shërbim me forcat detare edhe këtë vit. Avionët Bayraktar TB3, të cilët janë projektuar për të qenë në gjendje të ulen dhe të ngrihen nga anija në anije, do të bëjnë fluturimin e tyre të parë në det të stacionuar në bordin e TCG Anadolu.

Projekti MELTEM 3, i cili u nis për të kryer misione zbulimi, kontrolli dhe mbrojtjeje kundër nëndetëseve nga ajri në Mesdheun Lindor, do të përfundojë me dorëzimin e patrullës detare të gjashtë dhe të fundit ATR-72/600″ (P-72).

Dy korveta të klasit Milgem Ada do t’i dorëzohen Marinës, së bashku me TCG Istanbul (F-515), fregata e parë turke e projektuar nga inxhinierë turq.

Kur bëhet fjalë për nëndetëset, nëndetësja TCG Piri Reis, e cila ka tërhequr vëmendjen me qëndrueshmërinë e lartë dhe teknologjinë e fuqishme të baterive, do të nisë së shpejti funksionimin. Në të do të integrohet silura e nëndetëses Akiya, e cila ka aftësi të shkëlqyera monitorimi dhe gjurmimi.

Onalan tha se prodhimi masiv i tankeve Altay do të fillojë në vitin 2025 në bashkëpunim me partnerët e projektit. Gjithashtu do të nisë prodhimi dhe eksporti i obusit Firtina, i blinduarve Altug 8×8, si dhe modernizimi i tankeve Leopard 2A4.

Ai shtoi se Turqia do të punojë në lëshimin e satelitit Kilicsat Kup si dhe satelitit të vëzhgimit të Tokës IMECE. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!
Ballkani

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

02/02/2023
Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…
Sport

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

02/02/2023
Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…
Shkencë & Jetë

Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

02/02/2023
Lajme të tjera
Ky qytet evropian, ndoshta ideal për jetën

Ky qytet evropian, ndoshta ideal për jetën

Fqinji i Shqipërisë që “po blihet” nga të huajt

Fqinji i Shqipërisë që “po blihet” nga të huajt

Një nga britanikët më të pasur, në garë për Manchester United

Një nga britanikët më të pasur, në garë për Manchester United

TË FUNDIT

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

9 orë Më parë
Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

10 orë Më parë
Hagë: ulje dënimi për ish-dyshen e UÇK-së

Hagë: ulje dënimi për ish-dyshen e UÇK-së

10 orë Më parë
Mallkime në funeralin e një kardinali të akuzuar për pedofili: U përcëlloftë në ferr!

Mallkime në funeralin e një kardinali të akuzuar për pedofili: U përcëlloftë në ferr!

10 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

02/02/2023
Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

02/02/2023
Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

02/02/2023
Një episod me Henry Ford: kë zgjodhi mes dy të shkolluarve për t’i besuar post?

Një episod me Henry Ford: kë zgjodhi mes dy të shkolluarve për t’i besuar post?

02/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist