Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un që të vizitojë Rusinë në shtator, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, sipas Reuters.
Peskov shtoi se Kim mund të vizitonte Rusinë si pjesë e një forumi ekonomik që do të mbahej në Vladivostok, në Lindjen e Largët.
Thirrja ruse për udhëheqësin e Koresë së Veriut vjen vetëm pak ditë pas vizitës së kryediplomatit të Moskës, Lavrov në Pheninan.
Edhe ai gjithashtu e ftoi Kim që të vizitojë Moskën.
Rusia, vlerësojnë analistët, nuk do që mbetet mënjanë në drejtimin e diplomacisë ndërkombëtare.
Ata theksojnë se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa për të krijuar një dialog që mund të çojë në një reduktim të tensioneve afatgjata mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut. /tesheshi.com/