Duke folur në konferencën e tij vjetore për shtyp, Putin tha se është vështirë të parashikohen pasojat e tërheqjes amerikane nga Traktatit për eliminimin e raketave bërthamore – INF, të nënshkruar në vitin 1987.
Në fillim të muajit, Shtetet e Bashkuara i dhanë Rusisë 60 ditë kohë për të ndaluar shkeljen e supozuar të asaj marrëveshjeje ose për ta lënë atë. Uashingtoni bën thirrje për shkatërrimin ose ndryshimin e gamës së raketave bërthamore 9M729.
Mundësia që marrëveshja mund të prishet alarmoi aleatët evropianë të Uashingtonit që kanë frikë se rënia e saj mund të shkaktojë një garë të re armësh bërthamore SHBA-Rusi, me rrezikun që vetë Europa bëhet një fushë beteje bërthamore.
“Ne jemi duke dëshmuar një kolaps të sistemit ndërkombëtar të kontrollit të armëve”, tha Putin.
Po ndodh një tendencë e nënvlerësimit të kërcënimin bërthamor, ndërsa ajo është në rritje – tha udhëheqësi rus dhe paralajmëroi se lufta bërthamore “mund të çojë në zhdukjen e tërë civilizimit, dhe ndoshta edhe planetit.” /tesheshi.com/