Punonjësit e OSSHE-së, përgjithësisht ata që janë në terren me pinca në dorë, janë shndërruar në kontigjentin më të urryer prej një viti.
Tashmë, për ta ka statistika se sa janë sulmuar, goditur e plagosur gjatë ushtrimit të detyrës, e më konkretisht prerjes së energjisë për pagesa të pashlyera.
Rasti më i fundit është regjistruar në Kavajë, ku Gentian Daka, 41 vjeç, është arrestuar nga policia pas goditjes që i bëri punonjësit të OSSHE-së që po i priste dritat.
Kështu, më shumë së rënies në konkakt me energjinë, që është dhe risku më i madh në punën e tyre e që paguhet me jetë, ata i tremben më shumë rënies në një njerëz që mund t’i marrin me hu gjatë ushtrimit të detyrës, deri në rrezik jete. /tesheshi.com/