Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse u shty Europride në Serbi dhe a ka lidhje me Kosovën apo Open Balkan?

Arsyetimet e Vuçiçit për një vendim të papritur dhe reagimet

by te Sheshi
28/08/2022
in Ballkani, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse u shty Europride në Serbi dhe a ka lidhje me Kosovën apo Open Balkan?

Me të njëjtin entuziazëm, presidenti i Serbisë njoftoi se kryeministre mbetet Ana Brnabiç, një homoseksuale, dhe anulohet Parada e Krenarisë Evropiane në Beograd.

Sa bindës është arsyetimi se kjo po ndodh për shkak të problemeve në Kosovë, siç tha ai, duke potencua dhe Ballkanin e Hapur?!

Europride në Beograd, e planifikuar për në mes të shtatorit, është anuluar ose shtyrë, njoftoi Vuçiç në një konferencë për shtyp të shtunën. Ai arsyetoi e kjo është bërë në marrëveshje me “shumicën e anëtarëve të qeverisë dhe kryeministr(es)it”, transmeton Deutsche Welle.

Në të njëjtën konferencë, Vuçiç bëri të ditur se Ana Brnabiç(lesbike) do të jetë përfaqësuese për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Parada e Krenarisë e planifikuar për në shtator, apo sido që të quhet, do të anulohet apo shtyhet”, tha Vuçiç, duke shtuar “në bazë të ligjit….”.

“Nuk e them se jam shumë i lumtur, por nuk mundemi në këtë moment kur kemi Ballkanin e Hapur dhe krizën në Kosovë”, tha Vuçiç.

Nga 12 deri më 18 shtator, Beogradi duhej të priste Europride, një ngjarje evropiane që do të mbahej për herë të parë në Ballkan. Organizatorët prisnin rreth 15,000 të ftuar dhe turistë, dhe kulmi mendohej të ishte parada e 17 shtatorit.

Një sërë organizatash dhe partish të krahut të djathtë morën pjesë në fushatën kundër mbajtjes së Europride dhe në mbledhjen e nënshkrimeve për ndalimin e saj. “Nuk do të ecësh”, tha disa herë lideri i Dveri-it, Boshko Obradoviç.

Nga ana tjetër, Goran Miletiç, një nga organizatorët e Evropride, tha më parë për DW se parada mund të ndalohet vetëm “në mënyrë jokushtetuese. “.

Stefan Shparavalo nga organizata “Da se zna”, e cila lufton për të drejtat e komunitetit LGBT në Serbi, thotë se ende pyetja është nëse bëhet fjalë për ndalim apo ndoshta shtyrje për një apo dy javë.

“Nuk e prisja këtë. Deri më tani, retorika e Vuçiçit ka qenë neutrale apo edhe pak në favor të personave LGBT, për sa i përket mesazheve se askush nuk duhet rrahur, se të djathtët gënjejnë për natyrën e paradës”, tha Shparavalo për DË.

Sipas tij, të flasësh për problemet në veri të Kosovës tingëllon jo bindëse. “Është jo bindëse që ai nuk mund të ketë krenari tani, kur që nga viti 2014 mbahet pa shumë bujë dhe dhunë”.

Ai mendon se Vuçiç nuk dëshiron që tri partitë ultra të djathta të përfaqësuara në parlament të shqyejnë një pjesë të elektoratit progresiv. “Arsyeja e mundshme është se protestat kundër paradës filluan të numërojnë disa mijëra njerëz. Ndoshta Vuçiç po përpiqet ta paralizojë atë lëvizje”, thotë Sharapavalo.

Ivica Bozhiç nga shoqata joformale “Antiglobaistët e Serbisë” thotë se fushata do të vazhdojë edhe përkundër vendimit për anulimin apo shtyrjen e paradës së krenarisë.

“Ne gjithashtu prisnim që do të ndalonte dhe se shteti do ta kuptonte vullnetin e shumicës së popullit”, tha Bozhiç për DË.

“Ne kërkojmë garanci që homoseksualiteti nuk do të promovohet në tekstet shkollore dhe se nuk do të ketë martesa homoseksuale. Përndryshe nuk kemi asgjë kundër të tjerëve, as nuk kemi bërë ndonjëherë thirrje për dhunë ndaj homoseksualëve”, shton ai si një nga organizatorët e aksioneve kundër Europride.

Edhe Vuçiç, paçka kritikave ndaj kësaj lëvizjeje të djathtë, u përkul para kërkesave të saj.

“Ata njerëz janë vëllezërit tanë, motrat tona, prindërit tanë…”, tha ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
SHBA: sa humbën super të pasurit në 8 minuta gjatë një fjalimi?

SHBA: sa humbën super të pasurit në 8 minuta gjatë një fjalimi?

SHBA emëron ambasadorin e Arktikut për kërcënimin rus

SHBA emëron ambasadorin e Arktikut për kërcënimin rus

Tradhëtia: momenti kur shpërthen makina e ukrainasit pro-rus në Luhansk

Tradhëtia: momenti kur shpërthen makina e ukrainasit pro-rus në Luhansk

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni