Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Turqia e solli pikërisht tani Izet Haxhinë dhe një profil ndryshe i ish-truprojës së Berishës

by te Sheshi
08/02/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse Turqia e solli pikërisht tani Izet Haxhinë dhe një profil ndryshe i ish-truprojës së Berishës

Vendimi i Gjykatës së Lartë turke për ekstradimin e një prej emrave më të njohur në botën e politikës dhe atë të nëntokës shqiptare, Izet Haxhinë ka qenë disi i “çuditshëm”.

Kjo sepse verdikti i shkallës më të lartë të gjyqësorit turk për ta sjellë Haxhinë në Tiranë, ka “rastisur” pikërisht me një vorbull hetimesh në Shqipëri dhe pritshmërinë për “peshqit e mëdhenj”.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës, njeriut që ka drejtuar më shumë Shqipërinë që nga viti 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha dhe ju “ngjit” duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë. Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998.

Në vitet e qeverisjes së PD-së del në pah një konflikt i hapur ndërmjet tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së. Edhe ai nga Tropoja. Izet Haxhia nuk ishte thjesht një oficer i Gardës në ato vite, por një mekanizëm force politike që ka vepruar ndaj shumë personazheve që kanë kritikuar apo sulmuar Sali Berishën, përfshirë dhe Edi Ramën në rrethana ordinere, kur ky i fundit ishte thjesht pedagog, por që me gjuhën e penën e tij brisk, e telendiste Berishën dhe qeverisjen e tij.    

Në vitin 2014, Haxhia e rrëfen për herë të parë këtë histori të tij si mekanizëm i zgjidhjes politike me dajak. I shërben Berishës edhe në vitin e vështirë 1997, por papritur, një intervistë dhënë për Sokol Ballën në revistën “Klan” plasarit marrëdhëniet mes tij dhe bashkëpatriotit të tij viçidolas.

Në këtë intervistë, Haxhia flet për klane e grupe trafikantësh droge që kanë përfituar dhe qëndrojnë pranë PD-së ku hedhin në erë shtyllat e tensionit. Ishte koha, kur vëllezërit e Izetit po punonin me Haklajt në policinë e Tropojës dhe po bashkëpunonin me strukturat e UÇK-së që bazën kryesore e kishte në Malësinë e Gjakovës, nga ku furnizonte më pas strukturat e Zonës Operative të Dukagjinit që komandohej nga Ramush Haradinaj.

Rivali i tij i vjetër, Azem Hajdari punonte gjithashtu me strukturat e armatosura të Kosovës, jo të UÇK-së por me grupet e lidhura me Rugovën, Bukoshin dhe LDK-në. Izeti u riafrua në PD ditën e nesërme pas vrasjes së Azem Hajdarit, më 13 dhe 14 shtator, ku drejtoi turmat kundër Kryeministrisë dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Sali Berisha, në deklaratën e parë publike akuzoi Jaho Salihin si pjesëmarrës në atentatin ndaj Azem Hajdarit. Por nga ana tjetër, Berisha atë kohë si lider i opozitës, nuk pranoi që të jepte dëshminë e tij në Prokurori për çështjen.

Me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan në Tiranë, të ndjerit Robert Frowick, kreu i PD-së pranoi që ta depozitonte dëshminë pranë një prokurorje norvegjeze që u soll për të hetuar vrasjen e Azem Hadarit. Berisha përmend në dëshminë e tij Izet Haxhinë si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit të PD-së. Ky i fundit pas asaj dëshmie arratiset nga Shqipëria dhe përfundon në Turqi.

Të gjitha gjykatat e Shqipërisë e dënojnë me 25 vjet burg si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit. Në vitin 2005, kur Berisha ishte kryeministër dhe  Sokol Olldashi-ministër i Brendshëm, u arritën të arrestoheshin me kërkesën e policisë emra të njohur të botës së krimit. Të gjithë jashtë vendit. Në Maqedoni u arrestua Lul Berisha. Në Turqi Aldo Bare dhe Izet Haxhia. Dy të parët u ekstraduan në Shqipëri, por Izeti jo.

Ka mbetur enigmë pse u mbajt në Turqi pa ju dhënë statusi i azilantit, ndërkohë që edhe në Shqipëri nuk u soll edhe pse u kërkua me forcë nga qeveria “Berisha”.

Me largimin e PD-së nga qeveria në vitin 2013, Izet Haxhia dha një intervistë bombë për gazetën “Dita” me tre numra, ku jo vetëm rrëfeu historinë e largimit, por foli edhe për çështjen “Hajdari”  dhe marrëdhëniet e tij me familjen “Berisha”. Ajo intervistë ishte e fuqishme dhe dha impakt të madh pasi përbënte risi. Dhe pas asaj interviste Izet Haxhia nuk i mungonte më shtypit shqiptar, kryesisht atij anti-Berisha.

Me daljen e rrjeteve sociale, Haxhia u bë shumë aktiv dhe ka një numër shumë të madh ndjekësish.  Dy vjet më parë, aika dhënë një version të ndryshëm të vrasjes së Azem Hajdarit, ku thekson se nuk ka qenë fare në vendngjarje, duke kërkuar hapjen e çështjes. Izeti akuzoi Fatos Klosin dhe Sali Berishën në manipulimin e ngjarjes.

Ende dihet pak për vendimin e ekstradimit të gjykatës turke, pasi lajmin e ka bërë të ditur vetë Izeti dhe shkurt. Nuk dihet nëse periudha në Turqi i njihet si burgim, liri apo çfarë.

Por pikëpyetja më e madhe është kush e mbajti atë për kaq vjet në një lokacion bregdetar të Bosforit dhe kush e solli pikërisht tani? /tesheshi.com/

Related Posts

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin
Politikë

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Apple shkurton prodhimin e iPhone X

Apple shkurton prodhimin e iPhone X

Emri i ri i Maqedonisë, Ziadin Sela i ankohet Brukselit: sa shqiptar do jetë ky emër?

Emri i ri i Maqedonisë, Ziadin Sela i ankohet Brukselit: sa shqiptar do jetë ky emër?

Nëntë milionë euro janë dhënë nga paslufta për kompleksin memorial “Adem Jashari”, ku shkuan ato?

Nëntë milionë euro janë dhënë nga paslufta për kompleksin memorial "Adem Jashari", ku shkuan ato?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni