As SHBA e as BE nuk po reagojnë më për çështjen “Beleri”, ndryshe nga sa bën në fillim, duke zgjedhur të mos ndërhyjnë në drejtësinë shqiptare.
Të paktën këtë ka shprehur zëdhënësja e KE, Ana Pisonero, në një prononcim për një media në Tiranë.
“Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë çështjet që janë nën hetim” tha ajo, duke shtuar: “Ne bëjmë thirrje dhe të sigurohemi që procesi të mbahet në mënyrë të duhur”.
Dhe ky është qëndrimi parimor që duhet të mbajë SHBA e BE për rastin, pasi Beleri është arrestuar nga SPAK dhe kjo strukturë hetimi minotorohet dhe mbrohet si nga Uashingtoni e si nga Brukseli.
Ndaj dhe pas një “nxitimi” të orëve të para pas arrestimit të Belerit, nga SHBA e BE nuk ka më reagime. Ato tashmë janë përqendruar vetëm në Athinë.
Krejt natyrshëm kjo, pasi Beleri ishte një investim i Athinës për të kapur Himarën. /tesheshi.com/