Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse ky vend europian ndihet në panik nga Trump?

Fuqia ekonomike e Europës, nën ankthin e zgjedhjeve amerikane

by te Sheshi
25/10/2024
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse ky vend europian ndihet në panik nga Trump?
86
SHARES

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, aktualisht eksporton më shumë në SHBA se në çdo vend tjetër në botë. Automobilat, produktet farmaceutike dhe makineritë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të këtyre eksporteve. Megjithatë, rifutja e politikave proteksioniste të Donald Trump mund të kërcënojë seriozisht këto marrëdhënie tregtare, gjë që po shkakton një nervozizëm të madh te sipërmarrësit gjermanë.

Rezultatet e një sondazhi të fundit të Institutit Ifo me më shumë se 2000 kompani konfirmojnë këtë shqetësim. Rreth 48 për qind e kompanive gjermane që varen nga eksportet në SHBA presin pasoja negative nëse Trump bëhet sërish president. Vetëm shtatë për qind e tyre parashikojnë efekte pozitive, dhe pjesa tjetër mbetet në pasiguri.

Sektori i automobilave, një simbol i fuqisë industriale të Gjermanisë, është fokusi i kërcënimeve të Trump, të cilat mund të çojnë në një ulje të konkurrencës së produkteve gjermane dhe potencialisht të kërcënojnë vendet e punës.

Tarifat si mjet proteksionizmi

Tashmë gjatë mandatit të tij të parë, Trump ndoqi një politikë radikale proteksioniste, duke synuar vende të tilla si Kina dhe anëtarët e Bashkimit Evropian. Ai njoftoi vendosjen e tarifave ndëshkuese prej 60 për qind për produktet kineze dhe midis 10 dhe 20 për qind për produktet nga Gjermania dhe pjesa tjetër e botës. Me futjen e masave të tilla, produktet gjermane do të shtrenjtoheshin dukshëm në tregun amerikan, duke humbur kështu konkurrencën në krahasim me ato të prodhuara në SHBA.

Siç shpjegon Lisandra Flach nga Instituti ifo në Mynih, produktet gjermane si makinat dhe makineritë do ta gjenin veten në një pozitë dukshëm më të keqe në krahasim me ekuivalentët amerikanë, gjë që mund të çonte në një rënie të eksporteve. Përveç kësaj, kompanitë që tashmë kanë krijuar marrëdhënie biznesi me partnerët amerikanë mund të përballen me probleme serioze në ruajtjen e këtyre marrëdhënieve, prandaj do të detyrohen të kërkojnë tregje të reja ose të zhvendosin prodhimin në SHBA, shkruajnë mediat gjermane.

Humbje të mëdha për ekonominë gjermane

Instituti për Ekonominë Gjermane (IW) vlerëson se masat e Trump mund t’i kushtojnë ekonomisë gjermane midis 120 dhe 150 miliardë euro gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Kjo do të përfaqësonte një humbje prej rreth katër përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të Gjermanisë. Samina Sultan, ekonomiste nga ky institut, paralajmëron se pas këtyre shifrave fshihen vendet e punës dhe investimet. “Do të na prekë të gjithëve disi”, thekson Sultan.

Siç thuhet, humbjet do të ishin të mëdha sepse Gjermania varet nga eksportet dhe SHBA-ja është tregu i saj më i rëndësishëm i eksportit. Vendosja e tarifave jo vetëm do të reduktonte eksportet, por do të shkaktonte një efekt domino në sektorë të tjerë, duke rrezikuar kështu shumë kompani që bashkëpunojnë me kompani të orientuara nga eksporti. /tesheshi.com/

Related Posts

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Tmerret e Srebrenicës shpalosen në Kosovë

Tmerret e Srebrenicës shpalosen në Kosovë

Von der Leyen “harron” Kosovën në Beograd

Von der Leyen “harron” Kosovën në Beograd

Zyrtari i NATO-s: Jo vakum sigurie në Ballkan!

Zyrtari i NATO-s: Jo vakum sigurie në Ballkan!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni