Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Japonia po katandiset në vend pleqsh, pa fëmijë e rini?

Numri i personave të moshës 75 vjeç e lart, rritje në 19.3 milionë

by te Sheshi
21/02/2023
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse Japonia po katandiset në vend pleqsh, pa fëmijë e rini?

Japonia mund të jetë “vendi i gjyshërve” në të ardhmen, me rënie të lindjeve dhe rritje të popullsisë së moshuar, raporton Anadolia.

Në vendin e Azisë Lindore, numri vjetor i lindjeve ra nën 800,000 për herë të parë në vitin 2022.

Që nga fillimi i vitit 2023, 29 për qind e popullsisë së Japonisë prej 124.77 milionë banorësh janë 65 vjeç ose më të vjetër, dhe 11.6 për qind janë midis moshës zero dhe 14 vjeç.

Japonia renditet e para në botë për sa i përket popullsisë së përgjithshme 65 vjeç e lart. Pason Italia me 24.1 për qind dhe Finlanda me 23.3 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Lidhjeve për vitin 2022, numri i banorëve të moshës 75 vjeç e lart është rritur në 19.3 milionë, dhe numri i banorëve të moshës 65 vjeç e lart në 36.2 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2021, numri i personave mbi 100 vjeç në vend i ka kaluar 86 mijë. Numri i banorëve mbi 100 vjeç ka ardhur duke u rritur për 51 vite me radhë.

Japonia “në prag të humbjes së funksioneve sociale”

Sipas Institutit Kombëtar për Studimet e Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore, deri në vitin 2040, përqindja e njerëzve mbi moshën 65 vjeç do të kalojë 35 për qind të popullsisë së Japonisë.

Kryeministri japonez Kishida Fumio ka njoftuar se Japonia është “në prag të humbjes së funksioneve sociale” me rënien e lindjeve dhe se këtë vit ai do të fokusohet në politikën e rritjes së fëmijëve.

“Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen e ekonomisë dhe shoqërisë së vendit, mbështetja në rritjen e fëmijëve është politika jonë më e rëndësishme”, tha Kishida.

Agjencia Shtetërore për Fëmijët dhe Familjen do të nisë punën në muajin prill.

Tateishi, i cili ka tre fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa, tha se “problemi më i madh është se pagat nuk po rriten, dhe kompanitë duan të punojnë lirë”.

Duke pretenduar se ekonomia japoneze mbetet pas vendeve të zhvilluara, ai thekson se prej 30 vitesh nuk ka asnjë progres.

Suganuma, një pensionist 65-vjeçar i cili u rrit si fëmijë i vetëm, tha se të rinjtë japonezë duan paga më të larta ose preferojnë të shkojnë në Evropë dhe SHBA.

Suganuma ia atribuon “problemin e lindjes” pagave të ulëta tek japonezët, duke shtuar: “Motivimi i të rinjve për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë është shumë i ulët”.

“Mbështetja financiare duhet të përmirësohet në mënyrë që fëmijët të kenë një jetë të pasur”, tha Suganuma.

Të rinjtë e shohin martesën si një pengesë

Nabata, një nënë e dy fëmijëve, tha se të rinjtë japonezë e shohin martesën si një pengesë sepse e dinë se nuk do të jenë në gjendje të bëjnë atë që duan nëse martohen.

Gruaja, e cila dëshiron të mbetet anonime, tha se sipas statistikave të fundit të popullsisë të publikuara nga qeveria, “nëse situata vazhdon kështu, Japonia do të jetë një vend i gjyshërve”.

“Nëse parashikimet bëhen të vërteta, Japonia do të bëhet një vend i të moshuarve,” tha Okita, 40 vjeçe, një ish-mësuese kopshti.

Konno, 44 vjeçe, e cila po rrit pesë fëmijë, tha se lindi fëmijët e saj me dy vjet diferencë.

“Gjithmonë kam dashur të kem shumë fëmijë, sado të ishin. Burimi im i vetëm i motivimit ishin fëmijët. Sigurisht që rritja ime ishte e vështirë. Mbaj mend që e mbaja fëmijën në shpinë edhe kur isha duke punuar”, tha Konno.

Bashkëbiseduesit pajtohen se qytetarët japonezë duhet të pranojnë se vendi i tyre do të “plaket”. /tesheshi.com/

Related Posts

Shuhet një majtist me nam
Bota & Rajoni

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
Andrew Tate: mizogjinist i rrezikshëm apo viktimë e keqinterpretimeve dhe sulmeve mediatike?

Andrew Tate: mizogjinist i rrezikshëm apo viktimë e keqinterpretimeve dhe sulmeve mediatike?

Vendi që s’njeh luftra, drejt blerjes së dronëve të armatosur

Vendi që s’njeh luftra, drejt blerjes së dronëve të armatosur

Klubi europian, fanellë e re për fëmijët palestinezë

Klubi europian, fanellë e re për fëmijët palestinezë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni