Sa herë ju ka ndodhur të teshtini disa herë rresht, më saktë tre herë rresht, para se të qetësoni hundën më në fund? Sipas shkencës, ekziston një arsye pse ndodh kjo gjë.
Ndodh që të teshtijmë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, kur kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera të shkatuara nga bakteret e ndryshme që ndodhen në organizmin e njeriut.
Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.
Por pse ndodhin tre teshtima? Sipas studiuesve për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, pikë së pari duhet boshatisur hunda (teshtima e parë), më pas duhet afruar në hundë (teshtima e dytë) dhe në fund duhet nxjerrë jashtë (teshtima e tretë)./tesheshi.com/