Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Berisha sulmoi Turqinë për marrëveshjen detare me Greqinë dhe të “palarat” që nxorri vizita e Metës në Athinë

by te Sheshi
14/10/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse Berisha sulmoi Turqinë për marrëveshjen detare me Greqinë dhe të “palarat” që nxorri vizita e Metës në Athinë

Nga Ylli Pata

Dalja e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend në seancën e djeshme ka qenë tejet e çuditshme dhe misterioze.

Deklarata e një shtetari të atij niveli për marrëveshjen e ujrave me Greqinë ka qenë shokuese.

Berisha akuzoi PS-në se kur ishte në opozitë dhe hodhi në Gjykatë Kushtetuese paktin që u firmos nga ministri i jashtëm shqiptar i asaj kohe, Lulzim Basha dhe homologja greke, Dora Bakojanis, u nxit nga një palë e tretë për ta kontestuar.

Ish-kryeministri Berisha nuk e përmendi kush ishte pala e tretë, por këtë dilemë e ka zbardhur ish-shefja e diplomacisë greke dhe një gazetar i njohur grek në një emision special në televizionin më të madh të vendit të tij, Alfa.

Ata thanë se ishte Turqia që ka nxitur rrëzimin e marrëveshjes me Greqinë dhe se Ankaraja ka paguar rryshfet tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar.

Është një akuzë tejet e rëndë jo pse u bë nga grekët, por nga një ish-president dhe ish-kryeministër i cili gjatë kohëve që ka qeverisur ka ligjëruar për marrëdhënie të mira me Turqinë.

Po pse Berisha e nxori tani këtë “kartë” politike dhe pse pikërisht ditën kur në Kuvend mungonte Edi Rama dhe kur Ilir Meta sapo ishte kthyer nga Athina?

E gjitha duket një lojë politike e mirëmenduar dhe e koordinuar në distancë, që krijon realisht dhe faktikisht dy lobe të fuqishme dhe të ndara në politikën shqiptare.

Një lob që ka një lidhje të fortë me Athinën, dhe një tjetër që jo vetëm nuk ka asnjë lidhje me grekët por nuk ka pranuar kushtet që vijnë nga shteti helen dhe normalisht kanë marrëdhënie të ngushta me Ankaranë.

Ky lob përfshin Edi Ramën dhe grupin e tij politik si dhe kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Për herë të parë në 25 vjet të shtetit postkomunist shqiptar, një grupim politik nuk vjen në pushtet i gatuar në kuzhinat e Athinës.

Vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në emisionin Top Story, rrëfeu se pse u irritua nga fjala e Berishës pasi e konsideroi një spekullim futjen në lojë të një shteti mik si Turqia.

Bushati përmendi, siç e tha “ish-gjeneralin e jugut”, Arben Imami si mbështetës i kësaj teze.

Imami është akuzuar më shumë se një herë si një njeri i besuar i Athinës, madje i lidhur me shërbimet sekrete të vendit fqinj.

Pikërisht vizita e Metës në Athinë ka zbardhur e nxjerrë në dritë atë që ka qenë në hije gjithë këto kohë dhe që është përmendur vetëm nën zë: që Athina i ka komanduar udhëheqësit e Tiranës dhe se vendimet e marra kanë qenë në interes të ngushtë të Greqisë.

Kurrë nuk ka qenë më e irrituar me Shqipërinë Athina zyrtare dhe asnjëherë nuk ka pasur një situatë lufte reciproke, përveç kur dy vendet drejtoheshin nga diktaturat: në Greqi me kolonelët dhe në Shqipëri me Enver Hoxhën.

Tani pritet vetëm të zbardhet e gjithë kostoja e kësaj marrëdhënie që solli që grekët të kenë monopolin e furnizimit të naftës, monopolin e telefonisë  celulare, bankat, miellin për bukë etj.

Por çfarë tha Berisha dje tekstualisht?

“Po u them shqiptarëve një gjë, shpejt do të kuptoni se në interes të kujt vepruat dhe ju them këtu me bindjen më absolute se vepruat në interes të një pale të tretë. Historia do ta provojë këtë”, tha Berisha.

Por ai i referohet Berisha nje qëndrimi të kahershëm të politikës dhe medias greke?

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis deklaroi në vitin 2011 për emisionin “Dosje të reja” në televizionin SKAI

“Duhet të them se kjo marrëveshje ishte ‘State of the art’. Kishim arritur të plotësojmë të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke, por njëkohësisht të bëjmë edhe një punë ndërmarrëse që ishte tërësisht e nevojshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Atëherë kishte kundërshti nga Partia Socialiste që doli me argumentin se i mori të gjitha Greqia dhe se nuk duhet të ishte nënshkruar me të tilla politika”, tha Bakojanis.

Por, pjesa më e fortë e intervistës së saj ishte momenti kur ish-ministrja e Jashtme tregon se ishte e bindur se kjo marrëveshje do të ngacmonte shumë dhe palën turke.

“Nuk kisha asnjë dyshim, nuk kisha ndonjë vërtetim, por nuk kisha dyshime se kjo marrëveshje kishte ngacmuar edhe Turqinë. Më pas marrëveshja shkoi në Gjykatën Kushtetuese dhe aty u rrëzua”, tha ajo.

Në këtë emision i pranishëm ishte dhe një prej gazetarëve më të njohur të shtetit fqinj, Stavros Lygeros, i cili lëshoi akuza të rënda, sipas të cilave Turqia kishte korruptuar anëtarët e Gjykatës Kusdhtetuse për të rrëzuar marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Bëhet e njohur dhe kur e di unë, domethënë që e dinin edhe shërbimet e Ministrisë së Jashtme, që turqit ndërhynë shumë ashpër, duke dhënë rryshfet edhe tek gjykatësit që krijoi një klimë që çoi aty ku çoi”, tha ai.

Tashmë në Tiranë ka nisur realisht lufta e nxehtë greko-shqiptare, veccse jo me armë por me mjete të tjera, madje edhe diplomatike.

Një burim i tha tesheshi.com se Athina e ka vendosur që ashtu si me Maqedoninë të votojë kundër edhe që Shqipëria të hapë negociatat me BE-në.

Por Edi Rama ka thënë se nuk do të pranonte që të bëhej anëtar i BE-së duke qenë peng i Athinës.

“Sa të jem un kryeministër kjo nuk ndodh”, mësohet se i ka thënë Rama-Metës gjatë një telefonate gjatë kohës kur kreu i LSI-së ndodhej në Athinë. /tesheshi.com/

Related Posts

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin
Politikë

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
10 gjëra që profesorët duhet të bëjnë për një mësimdhënie të suksesshme

10 gjëra që profesorët duhet të bëjnë për një mësimdhënie të suksesshme

Vota e UNESCO-s: Nuk ka lidhje midis xhamisë el-Aksa dhe Hebraizmit

Vota e UNESCO-s: Nuk ka lidhje midis xhamisë el-Aksa dhe Hebraizmit

Nga George MONBIOT*: Neoliberalizmi po krijon vetmi, kjo po e rrënon shoqërinë

Nga George MONBIOT*: Neoliberalizmi po krijon vetmi, kjo po e rrënon shoqërinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni