Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse Athina rinxorri dje “modelin enverist” të minoritetit dhe ç’përfaqësonte ai?

by te Sheshi
06/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pse Athina rinxorri dje “modelin enverist” të minoritetit dhe ç’përfaqësonte ai?

Ministri i Jashtëm grek, Nichos Kotzias deklaroi dje nga Gjermania se Shqipëria nuk duhet të ndjekë modelin e Hoxhës, sipas të cilit minoritet quhet vetëm ai që jeton në një zonë të caktuar dhe jo të tjerët që jetojnë në zona të tjera. Dhe i bëri thirrje Tiranës që të ndryshojë konceptin e përkufizmit të minoritetit.

Po cili është ky model dhe ç’ndodhi në kohën e regjimit komunist?

Realish ai shtet praktikoi modelin ndërkombëtar mbi pakicat, që as Greqia nuk e ka zbatuar kurrë.

Por le të bëjmë një përshkrim të vogël.

Regjimi komunist i Hoxhës ka pasur marrëdhënie të ndera me Athinën deri në vitin 1981 kur në krye të qeverisë greke erdhi socialisti Andreas Papandreu, i cili inicoi një proces hapjeje dhe afrimi.

Greqia me Shqipërinë kanë drejtuar artileritë njëra-tjetrës, madje edhe kanë luftuar si në vitin 1949 ku në malet e Kolonjës u hodhën predha greke dhe ranë edhe dëshmorë, ndërkohë që armët sovjetike të Shqipërisë, veçanërisht raketat “Katjusha” të drejtuara horizontalisht çoroditën prapavijën e ushtrisë greke.

Në kohën e Hoxhës, u quajtën zyrtarisht zona minoritete fshatrat e njësisë administratve  Këshilli i Bashkuar Dropull në Gjirokastër dhhe Vurgu e Vrina në Sarandë.

Në këto zona kishte shkolla në gjuhën greke deri në nivelin e mesëm, ndërkohë që në Institutin e Lartë Bujqësor të Gjirokastrës kishte një katedër në gjuhën greke, ku përgatiteshin mësuesit për zonën e minoritetin. Në degën e Ciklit të Ulët të Gjirokastrës, gjuhë e huaj ishte greqishtja edhe për studentët shqiptarë.

Në Himarë, Enveri nuk lejoi që të trajtohej si venbanim i minoritetit grek, por zona ishte njësi administrative në vete, e lidhur me Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Vlorë.

Në Vlorë nuk kishte asnjë shkollë greke dhe në Himarë nuk lejohej që greqishtja të flitej në publik; madje edhe aty ku shikohej në televizione kjo gjë dënohej.

Në regjimin komunist kishte një kastë të tërë drejtuesish nga zona e Bregut ku përfshihet edhe Himara. Të gjithë e mbajnë mend një profesor marksizmi, Priamo Bollano që bënte edhe tekste dhe mbronte idenë teorike të shtetit të Enverit mbi solidaritetin dhe patriotizmin. Ndërkaq, të tjerë drejtues nga Bregu ishin Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike; Sofokli Lazri, ideologu i regjimit dhe shumë e shumë komandantë të lartë ushtrie e diplomatë.

Pra në pushtet nuk ishin “pendekuqtë”, pra përkrahësit e shqiptarizmës siç i përmendte Petro Marko, por “pendëkaltrit” të cilët nuk guxonin të mbronin idenë e Himarës greke.

Vetë Petro Marko u persekutua e u mënjanua nga diktatura. Po ashtu, shumë përfaqësues të tjerë të patriotëve të zonës u lanë në hije.

Megjithatë në kohën e diktaturës, minoritarët grekë, nuk jetonin vetëm në “enklavat” e Gjiirokastrës dhe Sarandës, por ata ishin në të gjithë vendin.

Në çdo qytet të Shqipërisë kishte minoritarë që punonin në profesione të ndryshme, kryesisht intelektualë. Madje edhe në drejtim të ushtrisë dhe aparateve të larta të regjimit kishte përfaqësues të minoritetit.

Le të sjellim një shembull: Kiço Mustaqi ka qenë një nga krerët e ushtrisë shqiptare, deri kur u bë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ishte një minoritar nga Vrina e Sarandës. Po ashtu nga minoriteti kishte drejtues në qeveri dhe në të ashtuquajturin parlament, ku dropullitja Vitori Çurri ishte nënkryetare.

Sidomos pas afrimit në kohën e Papandreut, kur u shkrua dhe pamfleti “Dy popuj miq”  dhe kur Papulias, ministri i Jashtëm grek erdhi në Shqipëri, Enveri lëshoi dorën për minoritarët: i la të shikonin kanalet greke, hoqi tollonat dhe kryente investime parësore në zonë.

Në Gjirokastër dilte edhe një gazetë në gjuhën greke, Llajko Vima, ku shkruanin natyrisht sipas vijës së PPSH-së në pushtet.

Ajo që mbante fort kredon e regjimit të Enver Hoxhës ishin listat e sakta. Regjistrimet e popullsisë kryheshin me preçizitet dhe nga ato punohej dhe njihej komuniteti minoritar.

Por ç’ndodhi pas vitit 1990?

Me rënien e komunizmit, grekët ngritën menjëherë celulat e influencës në Himarë, Korçë, Kolonjë, Elbasan, Tiranë, Vlorë, Durrës.

Me sjelljen me urdhër të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, nga Athina, përkatësisht Anastas Janullatosit, u regjistruan minoritarë grekë ngado. Të gjithë ata që e quanin veten grekë u janë dhënë dokumente shtetësie, janë marrë ushtarë, ndërkohë që të moshuarve u jepej pension.

Të gjithë këta quheshin “homogjenë”, që do të thotë autoktonë grekë. Nuk është problem nëse homogjeni ishte Nazifi nga Fushë Alia e Peshkopisë apo Frroku nga Oroshi i Mirëditës.

Ndërkohë në Himarë u vendos të luhet fort karta greke. Në zgjedhjet e vitit 2000 kur Vasil Bollano humbi para koalicionit “patriotik”, Athina u alarmua pasi mund të prishej çerdhja e krijuar për influencë dhe nxiti protestat me njerëz të ardhur nga Athina që valëvitnin flamurin grek, e quanin Himarën tokë greke dhe më pas thërrisnin “Al Kaeda, Al Kaeda”.

Qeveria e Athinës bllokoi kryeministrin e atëhershëm Fatos Nano, të cilin e kishte pasur partner, pasi dhe ai ishte afruar me një qeveritar të ri në Turqi, që quhet Rexhep Tajip Erdogan, i cili e thirri edhe në dasmën e të birit.

Athina bëri më pas aleancë me Berishën, i cili në vitin 2003 hyri në koalicion me PBDNJ-në dhe në Himarë fitoi kryetar bashkie Vasil Bollano.

Të tjerat më pas tashmë dihen… /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Rusia dhe Kina bllokojnë në Këshillin e Sigurimit rezolutën për armëpushimin në Halep

Rusia dhe Kina bllokojnë në Këshillin e Sigurimit rezolutën për armëpushimin në Halep

Jeff Gordon merr reporterin për një xhiro të çmendur në shenjë hakmarrjeje (video)

Jeff Gordon merr reporterin për një xhiro të çmendur në shenjë hakmarrjeje (video)

Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i qeverisë franceze pas dorëheqjes së Valls-it

Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i qeverisë franceze pas dorëheqjes së Valls-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni