Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jeff Gordon merr reporterin për një xhiro të çmendur në shenjë hakmarrjeje (video)

Jo të gjithë ishin të impresionuar nga video virale e Jeff Gordon me shitësin e makinave për një reklamë për Pepsi MAX, e më së paku reporteri i Jalopnik, Travis Okulski.

Ky i fundit ishte ndër të parët që vuri në dyshim origjinalitetin e videos, duke e përshkruar atë si një shfaqje të organizuar nga disa aktorë. Akuzat e Okulskit duket se kanë zemëruar Gordonin, i cili vendosi të kërkojë hakmarrje me një shaka të ngjashme me atë të parën.

Në këtë reklamë, Gordon paraqet si një shofer taksie në Charlotte, NC, ku Okulski ishte dërguar nga shefi i tij (i cili është po ashtu pjesë e shakasë) për një detyrë. Me të hyrë në taksi, Okulski mëson se shoferi i taksisë u lirua së fundmi nga burgu pas 10 vjetësh.

Më pas taksi ndalohet nga një makinë policie. Dhe ky është momenti kur fillon i gjithë show: – Gordon ia mbath duke “marrë peng” Okulsin në këtë proces. Për të kuptuar si është fundi i ngjarjes, përcilleni videon:

 

 

auto pjese dak

Related posts