Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pse 10-at e 8-vjeçares së Sandër Kovaçit s’janë argument

Në matematikën e profesorit 2 e 2 bëjnë 4, por jo në jetë, jo te njeriu

by te Sheshi
21/10/2022
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse 10-at e 8-vjeçares së Sandër Kovaçit s’janë argument
6
SHARES

Ekspert në fushën ku “2 e 2 bëjnë 4” – matematikë, profesor Aleksandër Kovaçi, i bërë për herë të parë mediatik për shkak të protagonizmit të tij si drejtues i protestës së pedagogëve për rritje pagash, në rolin e kreut të sindikatës përkatëse, siduket çedon shumë në fushat sociale, aty ku 2 plus 2 jo gjithnjë del 4 rezultati. Çedon në njohjen e personalitetit njerëzor, që nuk është aq arithmetik sa ai mendon, nisur dhe nga vetja.

Një ditë më parë, duke tentuar t’i përgjigjet kryeministrit me anë të një replike në distancë, ai i zbuloi dhe publikut deftesën e 8-vjeçares, kur tha se e kishte gjithë 10-ta nga e para deri te e teta. Vijoi dhe pak më tej, duke potencuar të qënit një profesor matematike, nga ata të asaj kohe të artë. Të gjitha këto janë të vërteta, aspak për të dyshuar. Madje profesor Kovaçi ka një CV goxha të pasur në karrierë akademike. Por e gjitha kjo, te vetë ai, rrëzon atë arithmetikën e thjeshtë ku ai është adapt, se “2 e 2 bëjnë 4”; profesori, pos që është në nivele të anonimit publik – mund ta njeh jeta universitare, por jo publiku i gjerë dhe prej ndonjë roli me peshë dhe të spikatur – por dhe performanca e tij publike tashmë, prej gati 2-3 javësh, qyshse u shfaq si drejtues proteste, është tejet e varfër. Nuk mund të vihet në diskutim e drejta që shpalos për rritje pagash apo për të tjetra kërkesa profesioni, por ligjërimi i tij, tejet skematik, shtampë, deri dhe me teza parazitare, nuk korrespondojnë aspak me statusin e tij të një akademiku. Një akademik, paçka lëmisë, duhet të shkaktojë tërmet kur flet. Deri më sot, keqardhëse ta thuash, jeta publike shqiptare s’e ka një të tillë.

Ja pra që 2 plus 2 jo gjithnjë bëjnë 4.

Kështu dhe në politikën shqiptare të 30 viteve: nuk është se ata që kanë udhëhequr e drejtuar vendin kanë qenë pa shkollë, përkundrazi, kanë ardhur si ekselentë nga fusha të ndryshme, por gjurmët e tyre, produkti i tyre, ka qenë ai i njerëzve më të padijshëm në planet. “Nuk jemi injorant…”, tha profesor Kovaçi, drejtuar Ramës. Por i duhet thënë: Po, mund të jesh dhe injorant, referuar asaj se si është udhëhequr ky vend deri më tani, paçka malit arsimues mbi shpinë.

Le të marrim dy shembuj: I pari, Sali Berisha. I konsideruar ikonë e kardiologjisë shqiptare, ardhur nga bota akademike gjithashtu, i kopsitur në atë pjesën zyrtare të intelektualizmit. Por çfarë është ai dhe produkti tij etik, politik, qeverisës? Një katastrofë e vërtetë, e paimagjinueshme aherë kur u shfaq për herë të parë në aksion politik, në 90-ën.

I dyti, Sabri Godo. Nuk ishe akademik. Madje as studimet e larta nuk i kishte, por kur hapte gojë ishte gjithë mençuri e urtësi. Nuk pati rast të qeveriste, për ta parë nëse do ishte i aftë aty, por ka ikur nga kjo botë duke lënë në kujtesën e njerëzve shijen e mirë të një burri të urtë, nga ata që kanë lënë një boshllëk të pazëvëndësueshëm në ligjërimin politik.

Le të shkojmë më tej: askush nuk e di se ç’shkollim ka Erdogan, se ç’nota ka marrë në fillore; dihet se nuk ia thotë në gjuhë të huaja, por sot është dhe një lider me peshë globale, pos një revolucionar i vendit të tij.

Dhe shembuj të tillë has me qindra në politikë, këtu a në botë, dje dhe sot. Kështu që profesori i protestave duhet ta kuptojë se dhe te vetë ai 2 e 2 nuk bëjnë 4. Që do të thotë se dëftesa me 10-ta e 8-vjeçares nuk është hiç argument. Argument është roli yt publik, forca imponuese e ideve, aksioneve, ndryshimet që dikton në shoqëri, shija që le si personalitet, duke mos qenë thjesht një person. Sepse jo të gjithë profesorët, pedagogët apo akademikët me tituj, janë dhe personalitete shoqërore.

Janë persona por jo personalitete! /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Hatërmbetja e një ambasadori me The Economist

Hatërmbetja e një ambasadori me The Economist

Gazsjellësi Jon-Adriatik, si një shpëtim i mundshëm nga gogoli rus

Gazsjellësi Jon-Adriatik, si një shpëtim i mundshëm nga gogoli rus

Bota, në prag të luftës bërthamore 60 vjet më parë: sa afër/larg është tani?

Bota, në prag të luftës bërthamore 60 vjet më parë: sa afër/larg është tani?

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni