Kryesia e PS-së është mbledhur sot dhe ka marrë vendim që të shkarkojë ish-deputetin Koço Kokëdhima nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS.
Kokëdhima më parë ka mbajtur edhe postin e koordinatorit, por është shkarkuar nga ky post kohë më herët. Tashmë, ishdeputeti mbetet vetëm anëtar i Asamblesë, në të cilën është zgjedhur me votim.
Për të zëvendësuar Kokëdhimën në postin e sekretarit të Reformës Strukturore është propozuar Stefan Çipa, zv/ministër i Brendshëm dhe ish-kryetar i Bashkisë së Sarandës./tesheshi.com/