Partia Socialiste e ka çuar më tej denoncimin e saj karshi ish-kryeministrit Berisha për thirrjen e tij “për armatosje të popullsisë”, duke mos u mjaftuar vetëm me atë politik.
Ajo, me anë të deputetit Taulant Balla, ka dorëzuar një padi në Prokurorinë e Përgjithshme, me pretendimin se Berisha duhet të përgjigjet edhe ligjërisht për thirrjen e tij.
Që kur Berisha mbajti atë fjalim në parlament nga i cili doli dhe fraza e “armatosjes”, kundërshtarët politikë renditën referencat ligjore për shkeljen e rëndë që kishte bërë; ndërkohë që pak më vonë Berisha nisi ta korrektonte qëndrimin duke i dhënë një tjetër kuptim asaj frazës, që sipas tij kishte të bënte me ligjin mbi armët.
Por kjo nuk e shpëtoi nga masa e parë, ajo e përjashtimit dhjetë ditë nga punimet e parlamentit; ndërkohë që PS po shtyhet më tej për ta ngarkuar Berishën edhe me përgjegjësi ligjore. /tesheshi.com/