Në kulmin e presionit ndaj Albin Kurtit që të mos e heqë taksën ndaj Serbisë, e kjo për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar në një variant diversionist dy dëshmorët e VV-së rënë në protestat kundër Paketës Ahtisari në 2007-ën.
“Përkujtojmë sot Arben Xheladinin dhe Mon Balaj, dy të rinj të Kosovës që u flijuan për atë që besuan. I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës”, shkruan Haradinaj, ku mes rreshtash i lexohet mesazhi për Albin Kurtin, duke i kujtuar atij se diksh ka dhënë jetën për kauzat e tij në mbrojtje të Kosovës nga Serbia.
Ditë më parë, Haradinaj i dërgoi dhe një letër publike Albin Kurtit, ku i thoshte të ishin bashkë kundër Serbisë, ndonëse janë kundërshtarë politikë; pra që në finale, të mos heqë (hjekë) taksën ndaj Serbisë, vënë prej tij në fundin e 2018-ës. /tesheshi.com/