Protesta e e radhës në Beograd nën moton “Një në pesë milion”, iu kushtua ish-kreut të serbëve të Kosovës, ndryshe kryetarit të Nismës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, i ekzekutuar dy vite më parë.
Në protestë u transmetuan fjalimet e Ivanoviçit, në të cilat ai paralajmëronte politikët e këqia të presidenti Vuçiç.
Tubimi, i titulluar “Mos harroni Oliver Ivanoviçin”, filloi në një shesh para Fakultetit Filozofik, pas së cilës qytetarët ecën me qirinj në duar drejt tempullit Shën Sava.
Ivanoviç u vra më 16 janar dy vjet më parë në pjesën veriore të Mitrovicës. Nën akuzë për këtë vrasje janë elementë kriminalë serbë të lidhur me pushtetin e Beogradit.
Qindra qytetarë në disa qytete po protestojnë kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiçit që nga fundi i vitit 2018. /tesheshi.com/