Mijëra studentë nga Evropa protestuan të premten në afërsi të minierave të qymyrit në Gjermaninë Perëndimore, duke u bërë thirrje autoriteteve të ndërmarrin veprime të guximshme kundër ndryshimeve klimatike.
Organizatorët kanë thënë se deri në 20,000 veta nga 16 vende morën pjesë në protestën në Aachen, në afërsi të kufirit mes Belgjikës dhe Holandës.
Ata mbanin banderola ku shkruhej: “Lakmia juaj na kushton ne të ardhmen” apo “Ndalo qymyrin”.
Ishte ky një reagim ndaj faktit se udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord mbi një plan për ta bërë ekonominë e BE-së “ekologjikisht neutrale” deri në vitin 2050, me qëllim që të mos rritet ndotja e natyrës.
Disa vende të mëdha evropiane, përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, e kanë mbështetur këtë qëllim, por vendet që mbështeten në qymyr në lindje, të tilla si Polonia, kanë bllokuar inisiativën e cila përfshin heqjen pothuajse të plotë të lëndëve djegëse fosile. /tesheshi.com/
💚WOW💚
The #FridaysForFuture march in Aachen looks HUGE#ClimateBreakdown #ClimateStrikepic.twitter.com/kYtL1NKCAs
— Greenpeace EU (@GreenpeaceEU) June 21, 2019