Nxënës të kolegjit turk “Mehmet Akif” protestuan për mbylljen e shkollës me emër, me vendim qeverie, duke thënë se nuk do donin të vijonin mësimin gjetkë.
Ata dolën para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar rihapjen e kolegjit.
Por nga i pari i qeverisjes u erdhi kjo përgjigje:
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkroi Rama. /tesheshi.com/